Ndonëse në rajonin e Ballkanit votimi ndodhë vetëm të dielave, kjo gjë nuk ndodhë edhe në SHBA. Sot është ditë e martë dhe në shtetin e Virginias ka votime për kryetar, zv. kryetar, si edhe për prokuror të përgjithshëm të këtij shteti.
Telegrafi Maqedoni e ka vizituar një vendvotim që ndodhet në kampusin e Universitetit George Mason. Në këtë shtet në garë janë Ed Gillespie nga radhët e Republikanëve, si edhe Ralph Northam nga Demokratët.
Demokrati Northam është zv. kryetar i tanishëm i Virginias dhe arriti që ta ketë mbështetjen e demokratëve për të garuar për kreun e këtij shteti. Anketat e fundit tregojnë se gara është mjaft e ngushtë, edhe pse më herët mendohej se Northam e ka fitoren e sigurtë.
Është intersante mënyra se si votohet në SHBA. Në radhë të parë qytetarët duhet që të regjistrohen si votues. Kryetari i Komisionit zgjedhor në këtë vendvotim, sqaroi për Telegrafi Maqedoni se si votohet.
Qytetarët e regjistruar vijnë dhe në fillim bëhet skanimi i dokumentacionit të identifikimit, që më pastaj ta merr fletëvotimin. Pasi që votuesi ulet në vendin e caktuar për votim të fshehtë, fletëvotimi futet në një maqinë që bën fotografimin, skanimin, si edhe regjistron votën se për cilin kandidat është votuar.
Sipas kryetarit të komisionit, nuk ka mundësi që të ndodhë mashtrim në numërin, si edhe mund të ketë verifikim të numrit të votave nga maqina automatike me atë të fletëvotimeve, në rast se shfaqen dyshime.
Një gjë tjetër që është ndryshe nga vendet tona paraqet mungesa e vëzhguesve të votave. Në vendovotimin në Universitetin George Mason ishin vëzhguesit republikanë, por jo edhe ata demokratë. Prezenca e tyre nuk pengonte mbarvajtjen e votimit, si edhe ishte partia ajo që vendos se kur dhe ku do të dërgojë dikë për vëzhgim. Edhe komisioni që merrej me organizimin e votimit në këtë vendvotim ishte neutral, pra nuk i takonte asnjërës parti. Nuk kishte dhe nuk guxon që të ketë trysni ndaj votuesve, megjithëse ata pranonin telefonata të shpeshta dhe mesazhe duke u kërkuar që të votojnë.
Gjëja që të lë përshtypjen, mbase më të madhe, është fakti që qytetarët kanë të drejtë të votojnë një kandidat që nuk është në listë, që nuk ka shpallur kandidaturë, por që ka bërë nam me veprimtarinë e tij si një veprimtar në fushë të caktuar. Pra, votuesi kishte të drejtë ta shënojë emrin e tij, apo të saj, si i përzgjedhuri për ta votuar apo e përzgjedhura. Kjo mundësi ofrohej si shenjë që qytetarët mund të mos jenë të kënaqur me kandidaturat.
Kryetari i komisionit tregoi që fitues të garës mund të ishte edhe një kandiat që nuk merr pjesë në garë, por kjo mundësi ka bërë që të zgjidhen.
Ajo çfarë bie gjithashtu në sy ishte fakti se këtu në SHBA nuk ka heshtje zgjedhore, siç e kemi në vendin tonë.
Duke patur parasysh të gjitha këto që u thanë më lartë, mbase zgjidhja më e mirë për një votim të ndershëm, të rregullt, dhe pa probleme në vendin tonë, është që të marrim për shembull votimin në SHBA dhe ta zbatojmë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?