Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë nga fytyrat e njohura publike kanë filluar të sensibilizohen me ata që nuk i festojnë festat njëlloj si të gjithë njerëzit e tjerë.

Reperët Ledri Vula dhe Gjiko së fundmi kanë ndërmarrë një iniciativë bamirëse, ku kanë shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët e lagjeve skamnore në Kosovë.


Një tjetër rast mjaft social ka ndodhur së fundmi në Shqipëri, ku reperi Noizy bashkë me moderatoren e njohur Floriana Garon, Leo Kadrimin dhe deputeten Esmeralda Shkjau kanë ndihmuar një familje skamnore në rrethinën e Durrësit.

Ata u kanë siguruar familjes e cila jetonte në kushte të vështira ushqimet, disa veshmbathje dhe renovimin e shtëpisë.

Ka qenë Floriana ajo e cila ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka treguar iniciativën e realizuar me sukses bashkë me reperin Noizy.

Në fotografi shfaqej ambienti i shtëpisë përpara se të renovohej, dhe ai i tanishmi, i cili është i shndërruar tërësisht, dhe nuk mungojnë gjërat e bukura, ndër to edhe pema e Krishtlindjeve.

noizy1 Noizy dhe Floriana Garo në renovimin e shtëpisë së familjes skamnore. Foto nga Instagram.

Kjo iniciativë është një shembull shumë i mirë që mund të 'influencojë' figurat publike dhe ndoshta artistët e famshëm, të cilët njihen për qëllimin e tyre social. /Telegrafi/

noizy2 Ambientet e reja të familjes Shkreli, familje e cila u vu në ndihmë nga Noizy, Floriana Garo dhe shumë të tjerë. Foto nga Instagram.