LAJMI I FUNDIT:

Kështu bartet njëri ndër trendët kryesorë këtë sezon: Ajo di si të vishet për të tërhequr vëmendjen

Kështu bartet njëri ndër trendët kryesorë këtë sezon: Ajo di si të vishet për të tërhequr vëmendjen

Një gjë është e sigurt, Hailey Baldwin, di çfarë është në trend dhe si ta bartë atë

Me shfaqjen e saj ka shkaktuar çrregullim të vërtetë në rrugët e Nju-Jorkut. Ajo ka pasur të veshura pantallona në formë zileje me bel të thellë dhe top me mëngë të gjata.

Në çast është dukur sikur jemi kthyer plotësisht në vitet ’80 të shekullit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Edhe për njërën edhe për rrobën tjetër femrat e atyre viteve kanë qenë të çmendura, ndërkaq këtë sezon ato janë kthyer në skenën e modës në stilin e lartë.

Fanellat me mëngë të gjata tashmë mund të shihen në të gjitha shitoret.

Janë modele shumë interesante, andaj i japin vulë interesante çdo veshjeje. Madje edhe nëse i kombinoni me xhinse të thjeshta do të tërhiqni shikimet e të pranishmëve.

Hailey ka qëlluar në shenjë edhe me ngjyrën të cilën e ka zgjedhur. /Telegrafi/