LAJMI I FUNDIT:

Kështu ajo përballet me moshën: Plani i tërësishëm i ushqimit dhe programi i fitnesit të femrës më të bukur në botë!

Kështu ajo përballet me moshën: Plani i tërësishëm i ushqimit dhe programi i fitnesit të femrës më të bukur në botë!

Ajo për të pestën herë është shpallur femra më e bukur e planetit, ndërsa dukjen e saj ua ka borxh aktiviteteve fizike dhe ushqimit të balancuar, të cilat po jua zbulojmë në vazhdim…

Revista “People” për herë të pestë ka shpallur aktoren Julia Roberts femrën më të bukur në botë, ndërkaq ajo i është gëzuar shumë këtij titulli, prandaj ka deklaruar që është e përkëdhelur shumë me këtë mirënjohje, transmeton Telegrafi.


Kjo njëkohësisht është një dëshmi që bukuria e saj e mund moshën, ndërkaq aktorja tashmë disa herë ka theksuar që sekreti fshihet në jetën e harmonishme dhe të lumtur të cilën e bën, por edhe në ushqimin e shëndetshëm dhe në aktivitetet fizike.

Si ushqehet dhe si ushtron, po ju zbulojmë në vazhdim…

Julia nuk është ithtare e dietave, andaj përpiqet që në planin e vet të ushqimit më së shumti të jenë të përfshira pemët dhe perimet e freskëta.

Është e logjikshme, i shmanget ushqimit të shpejtë, por ndonjëherë veten e qeras me akullore apo me jogurt pemësh jo të yndyrshëm.

Për ten të bukur të fytyrës dhe të tërë lëkurës ka meritë ka konsumimi i madh i ujit, ndërkaq aktorja ka pranuar që posaçërisht vlen të qëndrosh sa më larg alkoolit.

Programi i fitnesit për tri ditë:

Të hënën

– Programi Total Body për forcimin dhe formësimin e muskujve 20 deri në 40 minuta
– Aerobi step me hapa 40 minuta
– Galiç me hedhje
– Pompat
– Ushtrime të barkut

Të martën

– Pilates, 20 deri 40 minuta
– Aerobi step me hapa, 40 minuta
– Pilates

Të mërkurën

– Ushtrime për stomakun
– Aerobi step prej 20 deri 40 minuta
– 40 minuta trening me peshën e trupit

/Telegrafi/