LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Thaçit: Antiamerikanizmi është trashëgimi politike e Vetëvendosjes

Këshilltari i Thaçit: Antiamerikanizmi është trashëgimi politike e Vetëvendosjes

Artan Behrami, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përmes konfrontimit të hapur po del edhe kundër idesë amerikane që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet në Uashington.

Behrami, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se konfrontimi me SHBA-në është në kundërshtim me kodin gjenetik të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Behramit:


“Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i cili me mendje është në opozitë dhe me trup në Qeveri, qenka munduar mbrëmë në “Debat Plus” t’i relativizojë investimet amerikane në Kosovë, duke thënë se Amerika po investon më shumë në Serbi sesa në Kosovë. Madje, ai edhe investimin mbi 1 miliardësh të Kosovës së Re u mundua ta zhvlerësojë.

Insistimi i parisë së Vetëvendosjes dhe cyberxhematit të tyre në mediat sociale, që Amerika është kundër Kosovës dhe pro Serbisë, nuk është tashmë vetëm qëndrim politik, por edhe reflektim ideologjik i tyre.

Antiamerikanizmi është trashëgimi politike e Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i saj, Albin Kurti, tash e 21 vjet, ishte kundër çdo propozimi amerikan për Kosovën. Kundër Rambujesë, që na solli lirinë dhe çlirimin, kundër procesit të Vjenës dhe kundër Pakos së Ahtisaarit, që na sollën pavarësinë.

Tani, përmes konfrontimit të hapur po del edhe kundër idesë amerikane që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet në Uashington

?? Konfrontimi me SHBA-në është në kundërshtim me kodin gjenetik të shqiptarëve! ??, ka shkruar Behrami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori