Nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës i kanë dalë në krah ambasadores Vlora Çitaku, pas kërkesës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për tërheqjen e saj nga posti i ambasadores në Uashington.
Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se atë që dështoi ta bëjë për shumë vite ministri serb, Ivica Daçiq, po bënë sot Glauk Konjufca.
“Atë që dështoi ta bëjë ministri serb, Ivica Daçiq, tash e shumë vite në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bëri sot ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një tentimi për të larguar ambasadoren më të mirë që ka Republika jonë”, ka shkruar Beharmi.
Ai ka thënë se “Ambasadorja Vlora Çitaku për një kohë të gjatë ka fituar çdo betejë kundër ministrit serb, Daçic, i cili, më shumë se kushdo tjetër në botë, kërkon zëvendësimin e saj”.
Postimi i plotë i Behramit:
“Atë që dështoi ta bëjë ministri serb, Ivica Daçiq, tash e shumë vite në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bëri sot ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një tentimi për të larguar ambasadoren më të mirë që ka Republika jonë.
Ambasadorja Vlora Çitaku për një kohë të gjatë ka fituar çdo betejë kundër ministrit serb, Daçic, i cili, më shumë se kushdo tjetër në botë, kërkon zëvendësimin e saj.
Kërkesë e njëjtë skandaloze është edhe ajo për ambasadorin Ylber Hysa, ndër njohësit më të mirë të rajonit dhe kontribuues në shumë procese shtetformuese në Kosovë. Të tilla janë edhe kërkesat për tërheqjen e ambasadorëve të tjerë”, ka shkruar Behrami.
Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar kthimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës nga shërbimi diplomatik në botë, saktësisht ambasadores Vlora Çitaku, ambasadorit Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.
Ndërsa, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se do ta respektojë kërkesën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar që ajo të largohet nga detyra e ambasadores.
Çitaku ka shkruar se ajo është emëruar ambasadore përmes çelësit politik, duke shtuar më tej se nuk do të lejoj që të bëhet mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri