LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Ministrit të Arsimit: Kërkojmë nga SBASHK-u të reflektojnë, po dëmtohen nxënësit

Këshilltari i Ministrit të Arsimit: Kërkojmë nga SBASHK-u të reflektojnë, po dëmtohen nxënësit

Valmir Gashi, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se greva e mësimdhënësve që po vazhdon tash e shtatë ditë po i dëmton më së shumti nxënësit.

“Duhet thënë se jemi në një situatë jo të mirë. Greva në arsim po shkakton dëme të mëdha në procesin mësimor, në veçanti te nxënësit.  Jemi në një situatë krejtësisht tjetër në krahasim me periudhën para 10 vjetëve. Tani jemi në një situatë që Ministria e Arsimit nuk është sponsorizuese e ligjit”, tha Gashi.


“Ministria e Arsimit ka qenë e angazhuar që koeficentët të jenë më të dinjitetshëm. Falë angazhimit të Ministrisë së Arsimit, Qeverisë, SBASHK-ut dhe prindërve kemi një lëvizje pozitive të situatës”.

Gashi ka thënë se SBASHK-u është dashur të reflektojë pas vendimit të Qeverisë për rritje të koeficientit të pagës për mësimdhënësit.

“Pas propozimit të Ministrisë së Arsimit, kemi vendimin e Qeverisë, që është rritje e koeficientit të pagës së mësimdhënësve për 0.20 dhe kjo ka qenë ajo çfarë ne si ministri kemi arritur dhe kemi menduar se është e mundshme. SBASHK-u prapë nuk ka reflektuar. Ne edhe pas mospranimit nga ana e SBASHK-ut të kësaj oferte, jemi duke zhvilluar takime të vazhdueshme me SBASHK-u ku kemi kërkuar të reflektojnë”, tha ai, në Zona B të Klan Kosovës.

“Ne si Ministri i Arsimit mendojmë se mësimdhënësit meritojnë koeficentë më të dinjitetshëm por mundësitë buxhetore shtetërore janë kaq”.

“Ne kemi thënë edhe në takimin e djeshëm me SBASHK-un që të reflektojnë me këtë ofertë dhe të futemi në një marrëveshje që brenda të paktën gjashtë muajsh të ulemi, të bisedojmë dhe të gjejmë mënyra për rritjen e të ardhurave të mësimdhënësve”.

Këshilltari i Ministrit të Arsimit ka dhënë edhe një shembull të rritjes së koeficientit për mësimdhënësit e shkollave të mesme, që ka ndodhur pas insistimit të MASHT-it.

“Në fillim, në draftin e parë të Projektligji për Pagat, mësimdhënësit në shkolla të mesme kishin koeficientin 2.15. Ministria e Administratës Publike i bëri ftesë Ministrisë së linjës t’i dërgojnë komentet e tyre”.

“MASHT ka bërë kërkesë për rritje të koeficentëve dhe nga 2,15 sa ishte për mësimdhënësit në shkolla të mesme ka shkuar në 2,30”.

“Kërkesa e SBASHK-ut prej 30 % nuk lidhet me koeficientin fillestar, por lidhet pas një lëvizje pozitive”.

“Megjithatë, duhet të jemi të sinqertë që nuk ka pasë lëvizje për të gjitha nivelet dhe ne kemi vazhduar me pakënaqësitë tona. Në propozimin e dytë që MASHT-i i ka dërguar Qeverisë për ta dërguar në Komisionin përkatës është ngritur në 2.5”.

“Kërkesa e SBASHK-ut pranë Ministrisë së Administratës Publikë ka qenë për koeficientin 2.7 për mësimdhënësit e shkollave të mesme që ka qenë e përafërt me 2,5 sa është ngritur”.

“Ministria e Arsimit është angazhuar duke bërë presione pozitive aty ku ka pasë mundësi. Kemi ardhur në një situatë që mendojmë se është më e mirë se sa që ka qenë ditë më parë”.

“Ne kemi pritur që oferta e Qeverisë do të pranohet nga SBASHKU dhe nxënësit të mos vazhdojnë edhe më tutje të dëmtohen”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori