LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prokurorëve në Maqedoni nuk ka shkarkuar asnjë prokuror për mos kryerjen e detyrës

Këshilli i Prokurorëve në Maqedoni nuk ka shkarkuar asnjë prokuror për mos kryerjen e detyrës
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Pastrimi i gjyqësorit, i paralajmëruar si Veting, për momentin po i anashkalon prokurorët. Pasi këtë proces me pompozitet e paralajmëroi Ministri i Drejtësisë, Këshilli i Prokurorëve nuk ka shkarkuar asnjë prokuror për kryerjen jo si duhet të punës.
Kryetari Këshillit të prokurorëve, Aco Kolevski për “Alsat” tha se ata janë institucion që vepron në shkallën e dytë për ankesa dhe se rol kryesor luan komisioni i shkallës së parë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore brenda prokurorisë.

“Për momentin, para Këshillit të prokurorëve ka procedurë disiplinore kundër tre prokurorëve. Ne mbajtëm seancë dhe jemi në pritje, gjegjësisht duhet ta marrim vendimin përfundimtar në lidhje me vendimin e marrë nga komisioni i shkallës së parë”, deklaroi Aco Kolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve.


Bëhet fjalë për tre prokurorë që nuk vepruan kur ndodhi 27 Prilli i përgjakshëm në vitin 2017. Ata tashmë ishin gjobitur. Kolevski vlerëson se përveç përpjekjeve politike për pastrimin e gjyqësorit, prokuroria ka një problem tjetër, mungesën e prokurorëve.

“Sipas sistematizimit, në prokuroritë publike në Maqedoni duhet të kryejnë funksionin gjithsej 244 prokurorë, ndërsa për momentin këtë funksion e kryejnë 186 prokurorë, që do të thotë se mungojnë 58 prokurorë. Kjo shifër është serioze”, deklaroi Aco Kolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve

Për dallim nga Këshilli i Prokurorëve, Këshilli Gjyqësor në periudhën e kaluar tashmë shkarkoi disa gjykatës. Në listën e të shakrkuarve janë Jovo Vangellovski dhe Lidija Nedellkova, ish-kryetarë të Gjykatës supreme, pastaj Vlladmir Pançevski, ish-kryetar i Gjykatës Penale, si dhe gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila erdhi në vend të Pançevskit. Mes të shkarkuarve është edhe gjykatësja Sofija Laliçiq, e cila ishte pjesë e bombave./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori