Maja Kociancoc, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, ka thënë për Tribuna Channel përmes postës elektronike se marrëveshja e parë kontarktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të jetë në Këshill në gjysmën e parë të muajit shkurt, pa specifikuar një datë se kur.

Por, bazuar në agjendën e Këshillit, takimi i radhës do të mbahet më 11 shkurt, edhe pse nuk është publikuar agjenda e takimit.


Edhe komisionari për zgjerim dhe fqinjësi, Johannes Hahn, gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës të mërkurën, ka paralajmëruar se Këshilli shumë shpejt do të shqyrtojë MSA-në.