Këshilli Gjyqësor dënon ndërhyrjet politike në PZAP

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dënon me shqetësim ndërhyrjet politike ndaj PZAP, dhe thekson se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme.
"PZAP është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend. Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë", thuhet në reagim.
“Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë. KGJK, kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore”, vijon reagimi i KGJK-së, më 22.08.2025.
KGJK kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore, duke paralajmëruar se do të reagojë ndaj çdo forme presioni që cenon funksionimin e drejtë dhe të ligjshëm të sistemit gjyqësor.
Kjo komunikatë e KGJK-së vjen pasi Lista Serbe njoftoi më 22.08.2025 se është ankuar në PZAP pasi nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12.10.2025./Telegrafi/




















































