LAJMI I FUNDIT:

Këshilla nga HiPP: Si ta krijoni shprehinë e të ushqyerit shëndetshëm që tani

Këshilla nga HiPP: Si ta krijoni shprehinë e të ushqyerit shëndetshëm që tani

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit të fëmijës tuaj qysh në moshën e fëmijërisë së hershme. Në këtë periudhë vendosen gurëthemelet e prirjeve për ushqim të shëndetshëm të cilat do ta përcjellin atë për shumë vite.

Ju mund të shfrytëzoni këtë mundësi që të testoni dhe përmirësoni edhe ushqimin tuaj. Si prindër jeni faktorë të rëndësishëm për fëmijën tuaj gjatë përzgjedhjes së ushqimit dhe kulturës ushqyese.


Më së miri do të ishte po të ushqeheshit bashkë me fëmijën tuaj, së paku një shujtë në ditë duhet të mblidhet e tërë familja për të ngrënë së bashku me fëmijën. Fëmijët kanë nevojë të shoqërohen gjatë ushqimit dhe të kenë model të mirë.

Lëkura e foshnjes dhe kujdesi ndaj saj me produktet cilësore të HiPP
Lexo po ashtu Lëkura e foshnjes dhe kujdesi ndaj saj me produktet cilësore të HiPP

Ideale do të ishte që ju t’i ofroni fëmijës tuaj produkte ushqimore të shëndetshme dhe një shumëllojshmëri të tyre.

Pra ushqimi i ndryshëm me përbërës të shëndetshëm siguron furnizim të balancuar të materieve ushqyese. Edhe pse ushqime të caktuara refuzohen fillimisht, është e rëndësishme që ju ti ofroni ato dhe të jeni të relaksuar.

Kjo mund të bëhet shumë thjeshtë kur këto ushqime gjinden në tryezën tuaj dhe fëmija të mund të shërbehet.

Si mëson foshnja ime të hajë me lugë? Këshilla nga HiPP
Lexo po ashtu Si mëson foshnja ime të hajë me lugë? Këshilla nga HiPP

Rregull është që diçka që është e shtruar në tryezë duhet të hahet. Fëmija juaj mund të bëjë përzgjedhjen prej asaj që është shtruar.

Fëmijëve shpeshherë u duhet që dhjetë herë të provojnë ushqime, deri sa ata të mësohen me shijen dhe për ti ngrënë pastaj me dëshirë ato.

Pastaj më të dashurit tuaj meritojnë një lëvdatë.