LAJMI I FUNDIT:

Këshilla nga dizajneri i shquar i modës Giorgio Armani

Këshilla nga dizajneri i shquar i modës Giorgio Armani

Giorgio Armani është një nga dizajnerët më të mirë që ka njohur bota! Ai ka krijuar një stil të cilin sot e përdorim pa e kuptuar se ai stili ka qenë dikur shumë më ndryshe nga ç’është sot.

Armani e ka revolucionarizuar industrinë e modës dhe ka dëshmuar se pamja luksoze nuk është kur nuk ndihesh komod në rroba.


Stili i tij njihet për elegancë dhe përsosmëri.

Duke marrë parasysh këto, më poshtë Telegrafi ju sjellë disa këshilla nga Armani, të cilat mund t’i aplikojë gjithsecili:

“Eleganca nuk do të thotë të biesh në sy, por të mbahesh në mend”
Giorgio Armani është bërë i njohur falë suksesit të tij në Hollywood. Bota e modës ka filluar të flet për të menjëherë pas filmit “American Gigolo” në vitin 1980, ku Richard Gere ishte veshur në rroba Armani nga koka te këmbët. Menjëherë pas këtij filmi, të gjithë meshkujt dëshironin të dukeshin si aktori dhe filluan të veshin xhaketa, bluza, këmisha dhe kravata nga Armani.

“Dallimi mes stilit dhe modës është kualiteti”
Specialiteti i Armanit është prerja e përsosur, materialet e buta dhe minimalizmi. Vetë Giorgio ka thënë se thjeshtësia është çelësi i elegancës së vërtetë!

“Këpucët e lira janë ekonomi e keqe. Këpucët janë baza e gardërobës tuaj”

“Të dukurit seksi është çështje e vetëbesimit. Mendja luan rol po aq të madh sa trupi në një pamje të mirë fizike”
Armani ka cekur se ka dëshiruar të ketë qenë më i gjatë dhe të kishte pasur një hundë më të mirë. Sidoqoftë, atij i është dashur të punojë me atë çfarë i ka falur Zoti dhe e ka shfrytëzuar me potencialin maksimal. Disa gjëra nuk mund të ndryshohen, dhe as që ia vlen të humbni kohë në to.

“Mos u përpiqni shumë kur zgjidhni rroba. Njerëzit më me stil duken sikurse nuk janë përpjekur të zgjedhin rrobat që i kanë veshur”
Giorgio Armani e ka ndryshuar kuptimin e rrobave përgjithmonë. Vetëm një gjeni mund ta bëjë këtë në industrinë e modës! /Telegrafi/