LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 4° cloudy

KESCO i përgjigjet banorëve në Ferizaj e Lipjan për pretendimet se janë fryer faturat

KESCO i përgjigjet banorëve në Ferizaj e Lipjan për pretendimet se janë fryer faturat

Zëdhënësja në KESCO, Merita Rashiti u është përgjigjur qytetarëve në Ferizaj dhe Lipjan të cilët nëpërmjet Telegrafit kanë ngritur shqetësimin duke pretenduar se faturat e muajit janar u janë fryer gati dy here më të larta në krahasim me muajin paraprak.

Ajo nëpërmjet një përgjigje me shkrim i ka thënë Telegrafit se banorëve u kanë shkuar faturat aq sa kanë shpenzuar energji elektrike, ndërkohë ua hap dyert për të bërë ankesë dhe për ta vërtetuar një gjë të tillë.

“Faturimi i konsumatorëve bëhet gjithmonë në bazë të shpenzimit individual. Skema tarifore dhe çmimet e energjisë elektrike, janë të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Por, padyshim nëse konsumatori është i pakënaqur atëherë, mund të paraqitet në pikën tonë më të afërt dhe t’i drejtohet me kërkesë për sqarime shtesë tek Kujdesi për Konsumatorë”, ka thënë nëpërmjet një përgjigjeve zëdhënësja e KESCO-S, Merita Rashiti.


Banorët në këto dy qytete kanë thënë për Telegrafin se gjatë muajve të fundit janë përballur me pagesa më të larta të faturave të energjisë elektrike. Sipas banorëve faturat kanë shënuar një fryrje të çmimeve, ani pse në muajt e fillimit të dimrit kanë pasur të njëjtat pajisje dhe kanë shfrytëzuar të njëjtën energji elektrike.

Liridon Veseli nga Lipjani, ka thënë për Telegrafin se në muajin janar ka paguar gjithsejtë 94 euro ani pse një muaj më herët kishte paguar rreth 40 euro.

“Kjo çfarë ka ndodhur në muajin e fundit është shqetësuese jo vetëm për mua por edhe për  shumë qytetar të tjerë sepse të paguajmë dy fish më shumë pagesa për rrymë brenda dy muajve, është e pa pranueshme. Personalisht kam bërë ankesë sepse nuk është e mundur të kem shpenzuar aq shumë rrymë derisa një muaj paraprak i kam pasur të njëjtat pajisje dhe e kam shpenzuar të njëjtën rrymë. Mendoj se kemi pasur fryrje të faturave, prandaj kërkojmë shqyrtimin e ankesave nga KEDS-i”, ka thënë Veseli. Sipas tij, KEDS-i nuk u është përgjigjur ankesave të tij.

Po ashtu edhe Ahmet Gashi nga Ferizaj, ka thënë se ka shpenzuar rreth 30 për qind më shumë në krahasim me muajin paraprak.

“Në nëntor dhe dhjetor ka qenë moti po thuajse i njëjtë sa i përket temperaturave, po ashtu i ngjashëm ka qenë edhe janari, andaj pse të kemi fatura kaq të larta”, ka thënë midis të tjerash ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori