Kermabon: Qëllimi i misionit të EULEX-it, zbatimi sa më i mirë i ligjit

"Qëllimi i misionit të EULEX it është që të vendosim një zbatim sa më të mirë të ligjit në Kosovë. Ne duhet të vendosim një bashkëpunim sa më të mirë së bashku duke vendosur marrëdhënie të mira në mes anëtarëve të EULEX it dhe pjesëtarëve të SHPK së", tha ndër të tjera Kermabon në këtë takim.
Ahmeti ndërkaq, e siguroi shefin e misionit të ardhshëm në Kosovë se SHPK-ja do të vazhdojë në kryerjen e detyrave të tyre drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të saj.
"Ne do të vazhdojmë me angazhimet tona në shërbim të qytetarëve të Kosovës, duke u zhvilluar në këtë mënyrë në bazë të parimeve demokratike, standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës", tha Ahmeti, duke potencuar se SHPK-ja pret një bashkëpunim të mirë me misionin e EULEX-it.
Në fund të takimit, delegacioni i EULEX-it ka vizituar Qendrën Operative të SHPK së si dhe Dhomën për menaxhimin e incidenteve në këtë Qendër.














































