LAJMI I FUNDIT:

Kërkoni këto tri modele flokësh për iluzionin e flokëve më të trashë

Kërkoni këto tri modele flokësh për iluzionin e flokëve më të trashë

Vëllimi mund të ndryshohet në mënyrë dramatike me vetëm disa lëvizje me gërshërë

Ne të gjithë kemi vështirësi me flokët, por kur keni flokë të butë, problemi më i madh është vëllimi ose mungesa e tyre, transmeton Telegrafi.


Ndërsa zakonet tuaja të larjes dhe stilizimit janë pa dyshim të rëndësishme, hapi i parë për të nxjerrë në pah vëllim më të mirë është një prerje e duhur, e cila mund t’ju ndihmojë të hiqni peshën që ul flokët tuaj.

Më poshtë janë modelet më të mira për flokë të hollë që do të shtojnë vëllim:

Prerje troç

“Blunt” i referohet prerjes së flokëve tuaj në të njëjtën gjatësi rreth tërë kokës tuaj.

Flokët Bob

Ju mund ta rregulloni gjatësinë në mënyrë që të prekë mjekrën ose të kalojë pak supet, tashmë varet nga mënyra se si ju pëlqen të bartni bobin.

Modeli Wolf

Ky është një model flokësh që ka shumë më shumë vëllim rreth pjesës së përparme dhe të sipërme të kokës. Gradualisht bëhet më i hollë dhe ka një vëllim shumë më të vogël në fund.

/Telegrafi/