LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet zbatimi i ligjit në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara

Kërkohet zbatimi i ligjit në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të 3 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara tha se gjatë qeverisjes së tij kanë ndodhur disa zhvillime që meritojnë respektin.

Haradinaj tha se është nxjerrë vendimi për fillimin e zbatimit të Ligjit për të drejtën e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, ndërsa kanë mbetur për t’u nxjerrë edhe dy udhëzime administrative në mënyrë që në plotni të zbatohet ligji.

“Gjatë kësaj qeverisje kanë ndodhur disa zhvillime që meritojnë respektin. Është nxjerrë vendimi për fillimin e zbatimit të Ligjit për të drejtën e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, kanë mbetur për t’u nxjerrë edhe dy udhëzime administrative në mënyrë që në plotni të zbatohet ligji, ndërsa njëri udhëzim tashmë është në përfundim”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se është plotësuar ligji me udhëzime administrative për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, edhe pse punësimi është një sfidë e madhe dhe duhet punuar vazhdimisht.

Haradinaj, po ashtu njoftoi se është miratuar koncept dokumenti si dhe ka filluar hartimi i Ligjit gjithëpërfshirës për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që pas përfundimit do të jetë një e arritur e madhe, e po ashtu Qeveria ka qenë e hapur ndaj kërkesave, ka mbështetur personat me aftësi të kufizuara në rehabilitim, por edhe në projekte të caktuara, si dhe kanë pranuar në kabinetin e kryeministrisë persona me aftësi të kufizuara.

“Kosova është mirënjohëse të gjithë partnerëve që përkrahin në këtë rast personat me aftësi të kufizuara, shoqatat, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara që në ditët e hershme. Mbaj në mend qeveri e organizata, të gjithë vazhdojnë dhe shpresoj që ende do të kemi përkrahjen e qeverive dhe të vendeve të respektuara për një çështje kaq humane, por edhe që është obligim kushtetues e ligjor, për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara”, tha ai.

Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, tha se gjatë kësaj periudhe është punuar në krijimin e një infrastrukture të mirë ligjore, siç është Ligji për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, Ligji për personat e verbër dhe ligje të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara.

“Ka një progres në zbatimin e Strategjisë Nacionale që është një nga dokumentet kyç dhe më i rëndësishëm në nivel vendi, një dokument që është hartuar nga institucionet në bashkëpunim me organizatat joqeveritare”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori