Aty ku prej vitesh është i vendosur flamuri kombëtar, te rrethi kryesor në Prishtinë, disa të rinj në Facebook po kërkojnë që i njëjti të zëvendësohet me flamurin e Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ata po bëjnë thirrje që kjo të ndodh në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


“Nuk jemi kundër flamurit kuq e zi, i cili ka një simbolikë për gjithë kombin tonë, mirëpo për festen e 17 shkurtit – dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti kërkojmë që të vendoset flamuri i pavarësisë, pra flamuri i Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë nismë që është organizuar në Facebook.

Ndryshe, kur Shpend Ahmeti, pati marrë në udhëheqje Komunën e Prishtinës, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin vendosur flamurin kombëtar në atë vend. /Telegrafi/

te rrethi grup e1518209370285