LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet teleferiku Tetovë-Kodra e Diellit

Kërkohet teleferiku Tetovë-Kodra e Diellit

Sot do të fillojë sezoni turistik në Kodrën e Diellit. Krahas shumë problemeve që ishin shfaqur viteve të kaluara, sidomos me ski liftet, numrin e vogël të pikave të shitjes së biletave, kapaciteteve të pakta të parkimit dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse e nevojshme për një pikë turistike, këtë vit si duket do të ketë më pak problem. Autoritetet e Kodrës së Diellit, ditë më parë kanë njoftuar se janë bërë disa punë të cilët do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve dhe ofertës turistike të Kodrës së Diellit për vizitorët. Këta veprime janë përshëndetur nga ana e përfaqësuesve të Lëvizjes “Ta mbrojmë Kodrën e Diellit”, por nënvizohen edhe disa probleme sidomos me mungesën e parkimit të veturave.

“Nga informatat që i kemi nga tereni, ditën e shtunë dhe të diel kaosi i trafikut atje është i pashmangshëm, çdoherë do të ketë bllokadë sepse nuk është menaxhuar ajo punë me kohë por është pritur në momentet e fundit. Përgjegjësinë për këtë e kanë autoritetet komunale, autoritetet qendrore dhe udhëheqësia e Kodrës së Diellit. Bëjmë thirrje që edhe kryetari i komunës së Tetovës të angazhohet në këtë drejtim, të koordinohet me Elem Tursin dhe me drejtorinë që mirëmban rrugët, që të kompletojnë atë pjesë për parkim sepse kaosi do të vazhdojë dhe mund të themi avazi i vjetër vazhdon. Nga ana tjetër kemi një rritje të vogël të numrit të turistëve ashtu që duhet të shtohen mundësitë për transport publik, transport të organizuar e kështu me radhë. Ka patur premtime se do të ketë transport të organizuar nga Guri i Sidolit, jemi mësuar që ata të japin deklarata të këtilla por sa do të mbajnë këta fjalë pritet të shihet”, tha Hamdi Sulemani, nga Lëvizja “Ta mbrojmë Kodrën e Diellit”.


Sipas tij, investimet që janë bërë bërë janë me afat të shkurtër dhe do të krijojnë vetëm për momentin ndonjë lehtësi për turistët. Sulemani,thotë se është lajm i mirë se janë shtuar pikat e shitjes së biletave, ku viteve të kaluara pritej me orë për të blerë të njëjtat. Fokusi në të ardhmen duhet të jetë mirëmbajtja e rrugëve, pastërtia publike duhet të rregullohet që përfundimisht ata mbeturina të largohen nga hyrja në këtë pikë turistike, pohon ai. Nga kjo lëvizje theksojnë se është koha e fundit që të bisedohet për ndërtimin e Teleferikut Tetova-Kodra e Diellit.

“Është moment i fundit që të gjithë të ulen në një tryezë të përbashkët, të bëjnë një analizë për fillimin e projektit të teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit. Pasi që në Tetovë është ndërruar pushteti lokal dhe kryetari i ri duhet të ketë një fokus të veçantë për këtë Teleferik dhe nëse dëshirojnë që kjo pikë turistike të ringjallet në mënyrë më të shpejtë”, thekson ai. Ditë më parë, drejtori i Elem Tursit, Adem Avziu tha se “në planin e furnizimeve publike në vitin e ardhshëm unë tashmë vetëm se e kam futur si pjesë e furnizimeve dhe projektimin ideor të teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit”. Problem vazhdon të mbetet parkimi, edhe pse janë siguruar diku rreth 800 vende parkimi. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori