Në tryezën e dialogut Kosovë – Serbi duhet të ketë më shumë gra dhe ka ardhur koha që kjo të adresohet. Kështu u tha në tryezën “Gruaja në tryezën negociuese në Kosovë”, ku u kërkua që të ketë më shumë gra.
Shefi i Seksionit Ligjor, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut, Jarmo Helppikangas tha se barazia gjinore është proces, ku duhet çdo ditë të punohet.
Ai theksoi rëndësinë e inkuadrimit të grave në dialogun Kosovë – Serbi.
“Ne duhet ta marrim parasysh këtë, kërkohet punë e madhe për një baraspeshë të vërtetë për pozitën në shoqëri. Kosova ka bërë shumë punë të mirë me legjislacionin, kemi Ligjin për Barazinë Gjinore, nëse e lexoni Kushtetutën e shihni, por ajo çka potencojmë çdo herë është implementimi. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi derisa të ketë implementim të plotë e të mos mbesin në letër, sepse implementimi është ajo që duam të shohim se po ndodh çdo ditë konkretisht në jetën publike, që personat që meritojnë të jenë në pozitat përkatëse. Besojmë se qeveria do të kryejë punën e vet të shtëpisë. Në fund, ne dialogun Kosovë-Serbi nuk kemi parë shumë gra. Kjo është diçka që ne mendojmë se mungon. Duhet të ketë më shumë gra. Ne kontribuojmë këtu”, tha ai.
Përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Reyes Charle Cuellar, tha se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket integrimit të gruas në shoqëri dhe ka një shoqëri civile të organizuar mirë.
“Sa i përket pjesëmarrjes së grave në jetën publike, nuk mund të nxjerrë nga mendja situatën në Afganistan. Nuk jam e vetmja që ndjej nevojën të diskutojë për gjendjen në Kosovë dhe gjetiu. Situata atje është shumë e rëndë. Diçka që gjithmonë është dëshmuar është sinqeriteti që gratë ta gjejnë veten. Asistenca e organizatave është e çmueshme. Lidhur me këtë, Kosova është në hap të mbarë. Kosova ka një shoqëri civile të organizuar mirë, ka gjithashtu edhe gra ndërmarrëse, shkencëtare, punëtore të shëndetësisë, aktorë, sportiste, është e qartë që fara është aty, është mbjellë, është rritur dhe është kultivu. Ne shpresojmë që organizime si këto nxisin edhe më shumë përparimin e grave”, tha ajo. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mbolizim masiv
Dita Ndërkombëtare e Puntorëve në Maqedoni do të shënohet me një protestë 1 Maji
Protesta para Bashkisë së Tiranë, tre të proceduar dhe tre të tjerë në kërkim
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës