Dyshohet se Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 9 milionë eurosh. Për këtë arsye Komisioni parlamentar për Ekonomi në janar i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e këtij bordi.
Kjo nismë që është inicuar nga deputeti i Vetëvendosjes, anëtar i Komisionit, Armend Muja ka ndodhur nën arsyetimin se bordi ka bërë shkelje të ligjit dhe për mënyrën se si ka funksionuar ky bord deri tash.
Rekomandimin për shkarkim e ka mbështetur edhe kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala por që kritikon Vetëvendosjen se ky bord është emëruar pikërisht nga Qeveria e Albin Kurtit.
Deputeti Muja thotë se Komisioni cilëson se bordi i KPMM-së ka bërë shkelje të Ligjit për Miniera dhe Minerale dhe shton se anëtarët e Bordit përmes veprimeve ose mosveprimeve, qëllimisht apo nga neglizhenca kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në dobi të një kompanie nga Shqipëria.
“Komisioni për Ekonomi i Kuvendit të Kosovës ka rekomanduar në mbledhjen e kaluar të shkarkohet bordi i Komisionit te Pavarur për Miniera dhe Minerale, për shkak se ka pasur shkelje. Ne e kemi gjykuar se ka pasur shkelje të Ligjit për Miniera e Minerale dhe anëtarët e Bordit përmes veprimeve ose mosveprimeve, qëllimisht apo nga neglizhenca kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës, që ne i gjykojmë në vlerë prej nëntë milionë eurosh dhe për dobi të një kompanie e cila ka qenë nën pronësi të një qytetari nga Shqipëria”, thotë Muja për KosovaPress.
Ai po ashtu po dyshon se ka pasur shkelje edhe të Udhëzimit administrativ për rentën minerare.
“Në këtë rast ka pasur moszbatim të Udhëzimit Administrativ për rentën minerare. Pra, auditori i brendshëm i këtij Komisioni ka gjetur që ndërmjet vitit 2011 dhe 2021, ndërmarrja nuk ka raportuar sipas UA-së. Po ashtu, KPMM e ka themeluar një komision profesional për ta verifikuar atë gjendje dhe ky komision saktësisht ka gjetur se që nga viti 2011 ndërmarrja nuk ka raportuar sipas detyrimeve që kanë qenë në kuadër të Udhëzimit administrativ për rentë minerare. Çuditërisht gjatë kohës sa Kuvendi ka qenë në pauz, gjatë verës, janë mbledhur prap dhe ia kanë hequr atë detyrim pa marrë ndonjë shpjegim”, thekson ai.
Ndërsa, deputeti Shala thekson se bord i zgjedhur direkt nga kryeministri Albin Kurti, është i involvuar në disa situata të kundërligjshme.
“Para se të jap mendimin e fundit për këtë vendim të mazhorancës, ky bord ka ardhur si rekomandim direkt i kryeministrit dhe atëherë e kemi ngritur shqetësimin që ndërhyrjet e ekzekutivit, gjegjësisht të politikës në rregulloret e pavarura janë të papranueshme. Kanë qenë dhe janë bord të cilët i ka zgjedhur direkt Albin Kurti në zyrën e tij dhe tashmë parimisht është treguar që bordi ka qenë i papërgatitur, i paaftë, i involvuar në shumë situata të cilat nuk ka menaxhuar sipas ligjit dhe rregullit. Ditëve në vijim do të informoheni saktësisht për veprimet që komisioni dhe parlamenti do të merr për bordin. Por, dihet se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale po goditet rëndë si sektor bazik dhe rregullator i industrisë dhe i gjithë përpunimit të mineraleve në Kosovë”, thekson Shala.
Ndërkaq, anëtarja tjetër e Komisionit për Ekonomi, Valentina Bunjaku, deputete nga LDK, nuk po pajtohet që të shkarkohen të gjithë anëtarët e këtij bordi.
Bunjaku po kërkon që dy anëtarët tjerë të Bordit që kanë punuar për interesat e shtetit, në këtë rast për mos faljen e rentës minerare, të mos shkarkohen.
“LVV vet e ka emëruar këtë bord dhe në atë bord kanë qenë militantë të LVV-së dhe ata të cilët kanë qenë më herët pjesë e bordit. Në këtë rast dy kandidatë kanë votuar kundër faljes të rentës minerale dhe të tre kanë votuar për. Në këtë rast LVV ka marrë vendim që të shkarkohet i tërë bordi. Realisht nuk mund të jenë të barabartë dy të cilët kanë votuar për të mos falur rentën minerale, ndërsa tre kanë votuar për faljen e rentës minerale dhe realisht duhet dalluar e mira prej të keqes, këtu është dallimi dhe e keqja e LVV-së që nuk mundet ta dallojë të bardhën prej të zezës. Në këtë rast vetë e kanë emëruar bordin dhe vetë e kanë sjellë, do të thotë komplet shkarkimin e bordit, gjë që për neve si LDK është e papranueshme. Sepse bordi duhet te shkarkohet një nga një në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe duhet të shkarkohen ata të cilët e kanë shkel ligjin dhe ata të cilët nuk i kanë zbatuar udhëzimet administrative dhe ligjet në fuqi. Ndërsa këta të dy që kanë votuar kundër faljes nuk duhet të jenë të barabartë me ata të cilët kanë votuar për falje. Këtu është politika e majtë e LVV-së se të gjithë janë njësoj, të gjithë duhet të funksionojnë njëjtë, të gjithë duhet të kenë paga të njëjta dhe absolutisht nuk munden ta dallojnë të mirën prej të keqes”, thekson Bunjaku.
Ndryshe, në dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur bordin e KPMM-së me këtë përbërje: Selvete Grajqevci Pllana kryesuese e bordit, Jahir Gashi anëtar, Gani Kastrati anëtar, Gani Maliqi anëtar dhe Rrezarta Pushkolli Makolli anëtare.
Kuvendi i Kosovës pati në rend ditë në seancën e fundit shkarkimin e këtij bordi, por për shkaqe procedurale me kërkesë të LVV u hoq kjo pikë nga rendi i ditës. Ky rekomandim i Komisionit për Ekonomi pritet të shqyrtohet në një seancë tjetër të Kuvendit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filloni vitin me relaks – Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Inflacioni në vitin 2024 ishte 1,6 për qind më i lartë se një vit më parë – në çka pati rritje të çmimeve?
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025