Pjesëmarrja e grave në ekipet negociatore me Serbinë dhe përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse vazhdon të jetë e ulët në Kosovë.
Kështu u tha në lansimin e projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë” mbështetur nga BE, me ç’rast u theksua nevoja që të ketë më shumë gra të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se përkundër që ka rritje të përfaqësimit të grave në qeveri dhe në Kuvend, pjesëmarrja e grave në negociata ka munguar.
Ai tha se Kosova numëron dy gra presidente, por që u shpreh se në zgjedhjet e lokale ka pasur një numër të vogël të grave që janë kandiduar për të udhëhequr me komunat.
“Pjesëmarrja e grave në vijën e parë të negociatave ndërkombëtare gjithashtu është diçka që ka munguar. Me përjashtimin e Edita Tahiri ish-kryenegociatore e dialogut në mes 2011-2016 shumë pak gra kanë marrë pjesë në ekipet negociuese dhe atë për periudha të shkurtra kohore…Po besoj që kjo do të kontribuojë drejtë një botëkuptimi më të mirë të nevojave që Kosova t’i përfshijë gratë në proceset relevante të negocimit. I inkurajoj ata në Kosovë të cilët e kanë fuqinë që të emërojnë gra në pozita vendimmarrëse që ta bëjnë këtë, të përfshijnë gratë në nivel të lartë të negociatave që është e rëndësishme për Kosovën. Duhet të shihet kjo si një mundësi, statistikisht është dëshmuar që proceset e negociatave të cilat përfshijnë gra kanë gjasa më të mëdha që të jenë të zbatueshme ose të qëndrueshme”, tha ai.
Ai tha se si BE do të japin maksimumin që të zbatohen në praktikë rekomandimet e raportit që të ketë më shumë përfaqësim të grave në nivelet vendimmarrëse.
Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redzepi, theksoi rëndësinë që gratë të jenë të përfaqësuara në dialogun Kosovë-Serbi.
“Çdo problem mund të zgjidhet rreth tavolinës, për të duhet të bisedohet, të flitet dhe konsiderojë që çdo herë duhet me një popull me të cilin keni qenë i armiqësuar qoftë nëse bëhet fjalë për luftë apo konflikt duhet të flitet, të bisedohet, të negociohet për progres më të mirë të shteteve tona në të ardhmen. Përfaqësojë idenë e jetës së përbashkët të të gjitha komuniteteve pa marrë parasysh përkatësinë nacionale dhe fetare, si dhe të gjuhës që e flasin në Kosovë dhe janë përmendur vlerat e diversitetit dhe kjo është një begati, pasuri që si shtet e posedojmë. Vetëm në këtë frymë duhet të shkojmë përpara dhe vetëm në këtë frymë duhet si qeveri, si sektor civil, si qytetarë të Kosovës, para së gjithash sikur prindër t’i qojmë përpara fëmijët tanë në rrugë drejtë BE-së. Për çfarë arsye nuk ka në një kohë kaq të gjatë gra të përfshira në këtë proces kjo varet nga indikatorët e shumtë”, tha ajo.
Redzepi tha se qeveria në të cilën ajo bënë pjesë i jep hapësirë të madhe përfaqësimit të grave, derisa u shpreh se personalisht përfaqëson qëndrimin që duhet të ketë në ekipin e bisedimeve një grua.
“Qeveria e së cilës unë jam pjesë i jep hapësirë shumë të madhe përfaqësueseve te gjinisë femërore, jo vetëm në shumicën e ministrive por edhe në stafin civil gjatë punësimit, dhe shumë është me rëndësi që kemi përkrahjen e kryeministrit. Unë personalisht përfaqësoj qëndrimin që në këtë qeveri duhet të jetë në ekipin e bisedimeve një grua”, u shpreh ajo.
Raporti është prezantuar nga Jovana Radosavljevic, e cila tha se Kushtetuta e Kosovës e njeh barazinë gjinore si vlerë fundamentale për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për sigurimin e mundësive të barabarta si për gratë dhe burrat, por që sipas saj kjo nuk ka gjetur zbatim në negociatat me Serbinë.
Ajo tha se Kosova në të gjitha negociatat e zhvilluara me Serbinë ka pasur numër minimal të grave pjesë të ekipeve negociatore, ku përmendi vetëm Edita Tahirin dhe Meliza Haradinaj-Stublla.
“Popullata në përgjithësi e ka një mendim negativ për procesin e Brukselit, ata mendojnë që nuk ka transparencë dhe nuk ka pasur kurrfarë përfitimi personale prej këtij procesi. Të gjitha këto procese të negociatave kanë të përbashkët atë që gratë nuk kanë qenë të përfaqësuara në nivel domethënës në tryezë. Në Rambuje ka pasur përfaqësim 16 burra dhe një grua, vetëm z.Tahiri ka qenë aty, përderisa ka qenë ekipi krejt meshkuj në mes 2011-2017 më duket kjo është Meliza Haradinaj ajo që ka qenë pjesëmarrëse. Prezenca e grave në këtë ekip nuk ka qenë e mjaftueshme”, tha ajo.
Raporti “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë” përfshin konkluzionet dhe diskutimet që janë zhvilluar gjatë muajit gusht në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Graçanicë dhe Mitrovicën Veriore.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës