LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për tetë personat që u arrestuan gjatë aksionit në veri

Kërkohet paraburgim për tetë personat që u arrestuan gjatë aksionit në veri
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për tetë personat e arrestuar me datë 19 mars në Mitrovicë, në aksionin e realizuar në gjithsej 21 lokacione në regjionin e Mitrovicës.

Në aksionin në veriu u sekuestruan 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

“Për të pandehurit B.H., I.P., dhe O.B., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse nga” neni 364 paragrafi 1 lidhur neni 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona
Lexo po ashtu Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Për të pandehurit A.S., T.R., A.B., Sh.S., dhe N.R., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ”Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 paragrafi 1 lidhur neni 31 të KPRK-së.

Seanca për caktimin e paraburgimit për tetë të akuzuarit do të mbahet ditën e sotme, datë 20 mars 2025. /Telegrafi/