LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për prizrenasin që fotografoi një femër nga dritarja

Kërkohet paraburgim për prizrenasin që fotografoi një femër nga dritarja

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrentit, që të caktohet masa e paraburgimit për personin që fotografoi fshehurazi një femër nga dritarja.

Zyrtarja për media nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani konfirmoi për Telegrafin se po ashtu është bërë kërkesa edhe për sekuestrimin e një telefoni.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, me datë 08.07.2021 pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin A.B., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’ nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, Prokurori i Shtetit, pranë kësaj Gjykate ka parashtruar kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një (1) telefoni. Rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, andaj për rrjedhën e mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhënë për Telegrafin.


Ndryshe, Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që fotografonte një femër nga dritarja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori