LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për inspektorin në komunën e Shtimes, dyshohet për ryshfet

Kërkohet paraburgim për inspektorin në komunën e Shtimes, dyshohet për ryshfet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit T.S., i cili dyshohet të ketë keqpërdorur pozitën e tij si Inspektor i Ndërtimit në Komunën e Shtimes.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit T.S., – person zyrtar, Inspektor i Ndërtimit në Komunën e Shtimes, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i pandehuri T.S., me urdhër të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 19.02.2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori