Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka njoftuar se ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria njofton se njëra kërkesë është paraqitur ndaj të dyshuarit A.A., pasi dyshohet se më 12 prill 2020, në Gjilan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, në prezencë të fëmiut të tyre 3 vjeçar, i njëjti e godet me shuplaka dhe grushta të dëmtuarën M.A., në kokë, fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
“Në këtë mënyrë, i dyshuari A.A., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, nga neni 248 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur ndaj të dyshuarve XH.M. dhe B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se më 12 prill 2020, në një lokal në Gjilan, në mënyrë të paautorizuar kanë poseduar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 39.3 gram, e cila është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.
“Me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, nga neni 269 të KPRK-së”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të sezonit të ardhshëm veror pres që deri në 120 autobusë elektrikë të qarkullojnë në transportin publik
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj