LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për trafikim me njerëz

Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për trafikim me njerëz

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë ditës së djeshme, më 17 korrik 2019, rreth orës 13:30 minuta, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’.

Sipas njoftimit për media ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari J.K., me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar të dëmtuarën D.G., në atë mënyrë që me anë të shtrëngimit e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm, ndërsa më 28 shkurt 2019, të njëjtën e ka transportuar me automjetin e tij, në një motel në Gjilan, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me një person.

Në njoftim thuhet se përmes aplikimit të masave të fshehta ka rezultuar se i dyshuari ka përdorur forcë ndaj viktimës, në rastet kur ajo kishte refuzuar të ofronte shërbime seksuale, madje edhe personalisht kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, duke e shfrytëzuar pozitën e pambrojtur të saj.


Ndër të tjera në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ndaj të dyshuarit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan, për veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’, pasi ekziston rreziku i ikjes, ndikimit te e dëmtuara dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Sipas Prokurorisë për këtë rast, njëkohësisht prokuroria ka filluar hetimet edhe ndaj të dyshuarit L.C., në drejtim të veprës penale ‘’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori