LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet një ligj funksional për kryeqytetin

Kërkohet një ligj funksional për kryeqytetin

Me qëllim të marrjes së vërejtjeve dhe propozimeve lidhur me Projektligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës / Prishtinën, Komisioni për Administratë Publike Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Nait Hasani, mbajti sot dëgjim publik.

Përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të Policisë së Kosovës e të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, si dhe anëtarë të komisionit, të pranishëm në këtë dëgjim publik, diskutuan hollësisht rreth përmbajtjes së këtij projektligji, paraqitën qëndrime, dhanë vërejtje e sugjerime rreth neneve të caktuara të tij.


Kryetari Hasani vlerësoi se ky projektligj është i një rëndësie të veçantë dhe konfirmoi përkushtimin e komisionit për ta trajtuar atë me seriozitet. Ai tha se rekomandimet dhe propozimet e të pranishmëve do të shqyrtohen dhe analizohen hollësisht nga komisioni, në funksion të përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit.

Në vazhdim, përfaqësues të institucioneve shtetërore e të organizatave të shoqërisë civile, të cilat trajtojnë kryesisht problematika të qeverisjes në nivelin lokal, paraqitën vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me projektligjin, njëkohësisht duke tërhequr vërejtjen për një kujdes të theksuar gjatë amendamentimit të tij, për shkak të specifikave që bart dhe implikimeve që mund të ketë.

Projektligji u konsiderua i vonuar, ndërsa u shtrua nevoja që përmbajtja e tij të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e tjera në fuqi.

Folës të ndryshëm në këtë dëgjim publik, vlerësuan se ekzistojnë modele të mira ligjore të cilat aplikohen në kryeqytete të ndryshme të vendeve të rajonit por edhe më gjerë në Evropë, prandaj u shtrua nevoja që gjatë amendamentimit të Projektligjit për kryeqytetin, të analizohen me hollësi këto praktika, në mënyrë që ligji të jetë sa më funksional dhe i zbatueshëm në praktikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori