LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet nga tri Kombëtare të ndryshme, Selmani: Jam me fat, por po mendojë vetëm për karrierën time

Kërkohet nga tri Kombëtare të ndryshme, Selmani: Jam me fat, por po mendojë vetëm për karrierën time

Astrit Selmani ka shkëlqyer në sezonin e sapo përfunduar në Suedi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar plot 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve të elitës së futbollit suedez.

Padyshim që me këto shifra Selmani ka bërë të mundur që të mbajë skuadrën e tij Varbergs edhe për një tjetër sezon në “Allsvenskan“.

Lojtari 23-vjeçar ende nuk ka vendosur se cilën Kombëtare do të përfaqësojë, teksa ka mundësinë të zgjedhë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Suedisë.


Në një intervistë në podcast-in “Lundh“, Selmani është shprehur se ndihet me fat që mund të përfaqësojë 3 ekipe kombëtare, pasi jo çdo kujt i jepet një mundësi e tillë.

Megjithatë vetë sulmuesi ka nënvizuar se momentalisht po mendon vetëm për karrierën e tij në klub dhe jo për Kombëtaren.

“Jam me fat që kam mundësinë të përfaqësoj tri ekipe kombëtare, jo të gjithë munden ta bëjnë këtë”.

“Është një përgjigje e trishtë, por unë po mendoj vetëm për karrierën time si futbollist në klub. Nuk kam dëgjuar asgjë. Do vazhdoj të përqendrohem në futbollin tim. Kur të vijë koha do zgjedh”, ka thënë Astrit Selmani.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori