LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet nga Gjykata Speciale, shtyhet seanca gjyqësore për Dritan Goxhajn

Kërkohet nga Gjykata Speciale, shtyhet seanca gjyqësore për Dritan Goxhajn

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, mbajtur në Tiranë.  Avokati i tij kërkoi ndërrimin e trupit gjykues, duke kundërshtuar edhe ekstradimin e klientit të tij drejt Hagës.

Me urdhër të Gjykatës Speciale, në korrik u arrestua në Tiranë, ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj. Seanca gjyqësore ndaj Goxhajt u shty, pasi avokatët mbrojtës kërkuan ndërrimin e trupit gjykues.

Avokati Bashkim Nikolla tha se klienti i tij nuk duhet të ekstradohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi akuza për nxjerrje të sekretit hetimor nuk qëndron. Avokati tha se Goxhaj është gazetar dhe se këto janë bërë në sajë të punës së tij hulumtuese.


“Gazetari nuk burgoset në RSH, si i tillë nuk ka moral të vazhdoj gjykimin të një personi të fjalës së lirë të një luftëtari të fjalës së lirë, askush nuk ka të drejtë të zbatoi porosinë”, Bashkim Nikolla, avokat i Dritan Goxhaj

Nikolla tha se nuk mund të bëhet gjykimi në mungesë i një personi, kur i njëjti është prezent.

“Shkelja konkrete që ajo ka kryer që nuk mundet me letër porosie të ardhura në letër të bëhet gjykimi në mungesë i një njeriu që është prezent dhe të shprehet ..”, tha ai.

Ndryshe, Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik dhe dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Kosovës. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë kërkuar ekstradimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
KEK shpall konkurs për Kryeshef Ekzekutiv, bëhen ndryshime në menaxhment

KEK shpall konkurs për Kryeshef Ekzekutiv, bëhen ndryshime në menaxhment

Lajme
​KQZ po çalon në secilën fazë të procesit të numërimit të votave

​KQZ po çalon në secilën fazë të procesit të numërimit të votave

Lajme
Kalo në kategori