Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni, përmes një video-incizimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin e Shpëtim Hetës.

Shpëtim Heta nga Drenasi, ish-ushtar i Brigadën 113 Mujë Krasniqi (Kapuçi), është invalid i luftës së UÇK-së, i plagosur me 21 mars 1999, me shkallë 70 për qind invaliditeti - gjithashtu është me mbetje plumbash në kokë.


Për shërimin e tij në Turqi duhen një shumë prej 70 mijë eurove.

Shpëtimi tani është edhe me dëmtim të rëndë të mëlçisë (CEROZ), i diagnostikuar me “ Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna".

Të gjithë ata që shprehin gatishmërinë për t'i ndihmuar, mund ta bëjnë në:

Raiffeisen Bank - numri i llogarisë: 1501070000566263 SWIFT CODE: RBKOXKPR Po ashtu, MoneyGram dhe WesternUnion në emër të nënës së tij, Fanë Heta. SMS në Vala në nr. 55049

141723018 215822516853784 721420774601941671 n

140627175 4238288429540897 480869410480202624 n