Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit të Pavarur të Deputetëve, Salih Salihu, ka bërë të ditur se, si grup, nesër do nisin një iniciativë për të kërkuar nga Kuvendi që të organizojë një debat në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, bashkë me deputetin Driton Çaushi, në emër të Grupi Parlamentar të Deputetëve të Pavarur nesër në mëngjes do të nisim një iniciativë me të cilën do të kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të organizojë një debat të veçantë në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë”, ka shkruar Salihu në Facebook.
“Aktualisht Kosova importon sasi të larta të ushqimit për të cilat besohet se nuk i përmbushin kriteret minimale për cilësi dhe siguri, pra janë jashtë çdo norme të cilësisë. Në këtë kuptim, mallrat e ardhura në Kosovë besohet se prodhohen në linja të veçanta të dedikuara për tregun tonë”, ka thënë ai.
Salihu ka shtuar se këtë iniciativë do ta nisin për shkak të, siç ka thënë ai, mosfunksionimit të institucioneve të vendit, duke theksuar Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe doganave të Kosovës.
Ai ka thënë se vendi ynë është bëre poligon i futjes së mallrave më cilësi dhe siguri ushqimore të ulët të ushqimit nga vendet fqinjë dhe më gjerë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik te qytetarëve tanë.
“Në mungesë të funksionimit të institucioneve të vendit, sidomos Agjencionit te Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe doganave të Kosovës, vendi ynë Kosova është bërë poligon i futjes së mallrave më cilësi dhe siguri ushqimore të ulët të ushqimit nga vendet fqinjë dhe më gjerë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik te qytetarëve tanë. Ajo çka po ndodh me cilësinë e mishit të importuar nga Belgjika në Kosovë është shqetësuese. Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet, të diskutojë dhe të ndërmerr masa të veçanta për këtë çështje”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi
Shkrimi i plotë i deputetit Salihu pa ndërhyrje
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Ajo çka po ndodh me cilësinë e mishit të importuar në Kosovë është shqetësuese. Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet, të diskutojë dhe të ndërrmerr masa të veçanta për këtë çështje.
Prandaj, bashkë me deputetin Driton Çaushi, në emër të Grupi Parlamentar të Deputetëve të Pavarur nesër në mëngjes do të nisim një iniciatvë me të cilën do të kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të organizojë një debat të veçantë në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë.
Aktualisht Kosova importon sasi të larta të ushqimit për të cilat besohet se nuk i përmbushin kriteret minimale për cilësi dhe siguri, pra janë jashtë çdo norme të cilësisë. Në këtë kuptim, mallrat e ardhura në Kosovë besohet se prodhohen në linja të veçanta të dedikuara për tregun tonë.
Në munges të funksionimit të institucioneve të vendit, sidomos Agjencionit te Ushqimit dhe Veterinës si dhe doganave të Kosovës, vendi ynë Kosova është bërë poligon i futjes së mallrave më cilësi dhe siguri ushqimore të ulët të ushqimit nga vendet fqinjë dhe më gjërë, duke rrezikuar seriozishtë shëndetin publik te qytetarëve tanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel