LAJMI I FUNDIT:

Kërkimi dhe Inovacioni në Kosovë është i pazhvilluar

Kërkimi dhe Inovacioni në Kosovë është i pazhvilluar

Kërkimi dhe Inovacioni në Kosovë është i pazhvilluar dhe përballet me një sërë sfidash.

Efikasiteti i sistemit të Kërkimit dhe Inovacionit pengohet nga faktorë të ndryshëm, duke filluar nga mungesa e mekanizmave të zbatimit dhe monitorimit, mjete të pamjaftueshme financiare kushtuar zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit, burime të dobëta njerëzore që ndikon në thithjen e ulët të fondeve ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare, infrastruktura e dobët për Kërkim dhe Inovacion, mungesa e politikave dhe e korrdinimit ndërinstitucional.

Janë këto të gjeturat kryesore që u prezantuan në tryezën me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe mbështetur nga Projekti HERAS (Higher Educaiton, Research and Applied Sciences), i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë.

Në këtë tryezë u publikua raporti i Vlerësimit të Kërkimit dhe Inovacionit, ku autori i këtij raporti Hamit Qeriqi, tha se një ndër sfidat kryesore është mos funksionalizimi i Këshillit Shtetëror të Shkencës.

Ai tha se mos funksionalizimi i këtij Këshilli ka prodhuar pasoja negative ku tha se prioritetet në fushën e Kërkimit dhe Inovacionit nuk janë përditësuar dhe nuk janë identifikuar qartë.

“Mosfunksionimi i këtij Këshilli është parw si një apo ka prodhuar disa pasoja negative, meqenëse Këshilli Kombëtar i Shkencës një prej mandateve e ka edhe vendosjen e prioriteteve kombëtare në fushën e shkencës dhe kërkimeve, këto prioritete nuk janë përditësuar, janë ato që kanë qenë në 2010. Supozohet që mos funksionimi i tij ka ndikim edhe në mungesën e fondeve, qoftë kombëtare ose lokale, qoftë ato rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Qeriqi.

Ai deklaroi se investimi në Kërkim dhe Inovacion është jashtëzakonisht i ulët, madje ai tha se po të bëhet krahasim rajonal Kosova renditet në fund të listës së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, mungesa e fondeve e vështirëson kryerjen e aktiviteteve të mjaftueshme për Kërkim dhe Inovacion, si dhe ndikon në cilësinë e aktiviteteve të Kërkimit dhe Inovacionit.

“Fondet është një çështje që edhe sipas ligjit për veprimtari shkencore është e caktuar kuota 0.7 përqind e raportit vjetor, mirëpo edhe sipas raporteve të ndryshme kjo përqindja është e ulët edhe në krahasim me rajonin e të mos flas me vendet e tjera. Megjithatë, nuk ka pasur një kalkulim të qartë se si ka ardhur deri tek ky kalkulim. Sipas raportit të fundit të progresit 2019 thotë që fondet e alokuara janë 0.1 përqind të vlerës së produktit ose prodhimit të brendshëm bruto, për shkak se një prej indikatorëve është produkti bruto. Ky indeks pak a shumë përcillet edhe në shumë raporte të tjera, diku e qet pak më pak diku pak më shumë, po të gjitha raportet e ulin nën nivelin e të gjitha shteteve të rajonit”, tha ai.

Qeriqi u shpreh se infrastrukturat kërkimore-shkencore dhe kapacitetet kërkimore janë shumë të dobëta, objektet e pamjaftueshme ekzistuese sipas tij janë të vjetëruara dhe nuk janë të përshtatshme për qëllime kërkimore. Madje, ai tha se ende janë larg standardeve ndërkombëtare.

Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger, i cili deklaroi se vendi që e përfaqëson për 20 vite mbështet zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimin e inovacionit në Kosovë përmes projekteve të ndryshme.

“Në arsimin e lartë Austria është donatori më i madh pas BE-së, është donatori më i madh në arsimin e lartë. Prandaj, kjo më bënë të lumtur sepse arsimi i lartë, kërkimi dhe inovacioni është boshti i zhvillimit të ekonomisë dhe perspektivës së zhvillimit së ekonomisë. Paraprakisht kam punuar në Japoni, ku burimi kryesor janë njerëzit dhe niveli i lartë i arsimit, pra gjithë ju këtu po tregoni se kërkimi dhe inovacioni është rrugëtimi drejtë të ardhmes dhe në Evropë i është dhënë rëndësi e madhe bashkëpunimit në fushën e hulumtimit nga shumë vende anëtare të BE-së dhe kjo është një storie e suksesit dhe një ngjarje e këtillë si sot do të ndihmojë ta ofrojë Kosovën në këtë rrugëtimin drejtë Evropës. Siç e dini Austria është edhe shpresa jonë që të ndihmojmë Kosovën drejtë këtij rrugëtimi në Evropë”, tha ai.

Weidenger u shpreh se Austria e ka mbështetur Kosovën në arsimin e lartë qe 20 vite dhe se do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i MAShT, Ekrem Kastrati, tha se mbeten të përkushtuar që të angazhohen maksimalisht në realizmin me sukses të projektit Heras në Kosovë, me qëllim të zhvillimit të kërkimit dhe inovacionit në Kosovë.

“Kërkimi dhe Inovacioni në Kosovë kanë qenë një ndër sfidat shumë të rëndësishme në MAShT, e cila është ballafaquar në vazhdimësi me sfida të jashtëzakonshme që nga pas lufta. Jo vetëm që është e nevojshme definimi i kornizës së qartë të skemave mbështetëse të aktivitetit të kërkimit dhe inovacionit, po aq e nevojshme është edhe funksionalizimi dhe zbatimi i tyre. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat financiare që na kanë përcjell në të kaluarën, por edhe në vazhdimësi, të cilat sfida kanë qenë gati të pamjaftueshme me projektet financiare për organizimin e kërkimeve shkencore dhe avancimin e sistemit tonë arsimor”, tha ai.

Ai tha se qeveria e Kosovës dhe MAShT kanë synim të forcojnë tutje përkushtimin dhe përpjekjet në integrimin e plotë të Kosovës në Zonën Evropiane të Kërkimit dhe në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Ndërkaq, udhëheqësi i projektit “Heras” Aqim Emurli, tha se për herë të parë ka një raport që jep rekomandime për institucionet kosovare se si të trajtohet çështja e kërkimit dhe inovacionit.

“Vetëm në vitin e fundit ministria ka ngritur buxhetin për 1 milionë euro për shkencën dhe inovacionin, por ajo që është e vështirë që të kuptohet dhe si rezultat kërkon veprime të menjëhershme nga ne si projekt, në mënyrë që kjo të trajtohet nga perspektiva të ndryshme, nga këndvështrimi i kërkimeve dhe universitetit. Natyrisht jemi këtu sot, për herë të parë kemi një dokument për status quo për kërkimin dhe inovacionin, është një dokument 60 faqesh, një koncept dokument i cili e skanon situatën dhe thekson çështje të rëndësishme dhe jep rekomandime konceptuale për ministrinë dhe akterët e tjerë”, tha ai.

Tryeza me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, është organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbështetur nga Projekti HERAS (Higher Educaiton, Research and Applied Sciences), i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori