Pas përfundimit të studimit gjeofizik dhe vlerësimi të rezultateve të nxjerra, kompania italiane Eni e cila ka një kontratë me ndarje prodhimi me qeverinë shqiptare parashikon të nisë shpimin e pusit të parë kërkimor.
Një dokument i fundit i kompanisë që vlerëson ndikimet sociale dhe mjedisore bën me dije se pusi kërkimor “Dumrea Deep-1” ka si synim të vlerësojë praninë e mundshme të një akumulimi hidrokarburesh ende të panjohur, raporton Monitor.
“Aktualisht, pas rezultateve të studimit gjeofizik, Eni po përgatitet të kryejë aktivitete kërkimore në Bllokun Dumre me shpimin e pusit “Dumrea Deep-1”. Projekti synon të vlerësojë praninë e rezervuarit naftëmbajtës që pritet të jetë midis 5000 – 6500 metra thellësi në tokë.
Ka edhe gjasa që mos të gjendet prani e hidrokarbureve brenda strukturës së synuar. Pas përfundimit të operacioneve të shpimit, pusi do të mbyllet dhe izolohet siç duhet (do të mbyllet dhe do të braktiset). Sonda e shpimit, pajisjet ndihmëse dhe strukturat do të hiqen nga vendi i shpimit dhe sheshi i pusit do të rikthehet në gjendjen e tij fillestare sipas Planit të Braktisjes dhe Rehabilitimit” thuhet në raport.
Sipas dokumenteve në dhjetor 2019, Eni Albania nënshkroi një Kontratë me Ndarje Prodhimi me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Bllokun Dumre në rajonin qendror të vendit, miratuar nga VKM nr. 187 datë 26/02/20.
“Në përputhje me angazhimet që rrjedhin nga Kontrata për Ndarje Prodhimi, Eni Albania ka kryer fazën fillestare të programit të kërkimit, konkretisht studimin gjeofizik të Bllokut Dumre. Programi i studimit gjeofizik është realizuar gjatë viteve 2021-2022” thuhet në raport.
Qeveria e cila kishte kohë që nxirrte për interes Blloqe të lira nafte arriti të nënshkruante me kompaninë italiane ENI në 2019-ën një marrëveshje me kushte të reja sipas kuadrit të ri ndryshe nga ato ekzistuese dhe ku pritet që Shqipëria të përfitojë më shumë. Kjo do të thotë se në rast zbulimi naftë dhe nisje prodhimi vendi ynë përfiton që në fuçinë e parë dhe jo në pritje të nxjerrjes së investimit nga ana e kompanisë.
Në atë kohë kur u nënshkrua edhe marrëveshja qeveria shqiptare deklaroi se është rënë dakord me kompaninë që përftimi të mos jetë vetëm në aspektin financiar duke marrë më shumë para në buxhet, por edhe sa i takon kapitalit njerëzor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga Vullin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit – duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Maqedonia e Veriut pranohet në SEPA, Angellovska-Bezhoska: Hap historik për vendin tonë

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi