LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat e opozitës për Policinë, LVV i cilëson “jo serioze e populiste”

Kërkesat e opozitës për Policinë, LVV i cilëson “jo serioze e populiste”

Gjatë ditës së premte Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, ku pritej të shqyrtohet peticioni i Sindikatës së Policisë së Kosovë, gjithashtu LVV-ja ka bojkotuar punimet e Kuvendit gjatë të enjtes në të cilën u diskutua për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

E për këtë deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka thënë në RTV Dukagjini se kërkesat e opozitës për Policinë janë “jo serioze dhe populiste”, duke theksuar se Qeveria është duke u marrë me të gjitha shqetësimet ngritën.


Dugolli ka kritikuar opozitën se janë “pozicionuar gabimisht” duke bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Enver Dugolli

“Kjo çështje e kuorumit, paraprakisht kisha me thënë kërkesa të opozitës ka pasur në diçka jo serioze për shkak se është e pakuptimtë të kërkohet përgjigje e të synohet një zgjidhje kur vetë ata nuk janë serioz e nuk u përgjigjen edhe nevojave bazike të elektoratit që i kanë dërguar në Kuvend”.

“Janë pozicionuar krejtësisht gabim apo pa asnjë arsye bllokojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Edhe peticioni është në vazhdën e kësaj valleje që opozita po mundohet të fryjë, një populizëm i skajshëm. Po mundohen të mblidhen votat. Është iniciativa fallco që po ngritët ndaj Policisë. Qeveria po merret me të gjitha shqetësimet që po ngritën nga Policia, kjo që po bën opozita është vetëm një show”, ka thënë Dugolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori