LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për kontratën e punës së prindërve për pranimin e fëmijëve në parashkollor është diskriminim, flasin nga Ministria e Arsimit

Kërkesa për kontratën e punës së prindërve për pranimin e fëmijëve në parashkollor është diskriminim, flasin nga Ministria e Arsimit

Avokati i Popullit një ditë më parë publikoi Raportin ‘Ex officio’ në lidhje me ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë, pasi Udhëzimi aktual nuk është i qartë, konciz dhe nuk janë në pajtim me parimet bazë për barazi, gjithëpërfshirje dhe zhvillim të gjithanshëm të personalitetit të fëmijëve.

Avokati i Popullit ka vërejtur se kërkesa për kontratën e punësimit tё prindërve, e vendosur nga disa komuna gjatë publikimit tё konkurseve për pranim në institucione parashkollore, si dhe vërejtja e tyre se aplikimet pa këto dokumente nuk do tё shqyrtohen është në kundërshtim më Udhëzimin Administrativ Nr. 19/ 2016. Për më shumë ky kriter nuk është në pajtim me parimin e ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike.


“Avokati i Popullit thekson se pas analizimit të legjislacionit përkatës në fuqi dhe rrethanave të rastit vlerëson se Udhëzimi Administrativ Nr. 19/ 2016 (MASHT) për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë nuk është i qartë, konciz dhe se normat përkatëse të tij janë kundërthënëse, nuk kanë konsistencë si dhe nuk janë në pajtim me parimet bazë dhe autorizimet që dalin nga Ligji për Edukimin Parashkollor dhe me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, siç janë: barazia, gjithëpërfshirja dhe zhvillimi i gjithanshëm i personalitetit të fëmijëve”.

Konkursi për pranimin e fëmijëve në parashkollor - kërkesa për kontratën e punësimit të prindërve, diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit
Lexo po ashtu Konkursi për pranimin e fëmijëve në parashkollor - kërkesa për kontratën e punësimit të prindërve, diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit

Avokati i Popullit konstatoi se kërkesa për prindërit që të paraqesin kontratat e punës për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore është diskriminuese dhe trajtim i pabarabartë para ligjit.

Udhëzimi në fjalë nuk ofron siguri juridike, alternativa tё qarta dhe tё përballueshme pёr fëmijët me dëmtime tё rënda, nё mënyrë qё ata t’i gëzojnë tё njëjtat tё drejta si tё gjithë fëmijët e tjerë, më specifikisht tё drejtën e fёmijёve pёr arsim, për mos diskriminim dhe për interesin mё tё mirё tё tyre.

Avokati i Popullit gjithashtu vërejti se vendosja e këtij prioriteti nga disa komuna ka ardhur nga mungesa e kapaciteteve dhe e burimeve pёr ta akomoduar numrin e madh tё aplikimeve me gjithë vullnetin e tyre pёr t’i pёrfshirё tё gjithё fёmijёt pa dallim.

Lidhur me këtë, një ditë më parë pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka folur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo ka thënë se pranimi i fëmijëve në çerdhe shtetërore përmes legjislacionit në fuqi është rregulluar në mënyra të ndryshme nëpër komunat e Kosovës.

Në lidhje, me këtë ajo tha se janë në finalizim të një Grupi punues i cili do të shqyrtojë dhe do të nxjerrë një draft dokumet për organizimin e gjithë edukimit në fëmijërinë e hershme.

“Në lidhje me çështjen e pranimit të fëmijëve në çerdhe dhe me legjislacionin në fuqi, ju njoftoj se dhe kjo është rregulluar në mënyra të ndryshme në komuna të ndryshme, jemi në finalizim të një grupi punues i cili do të shqyrtojë dhe do të nxjerrë një draft dokument për organizimin e gjithë edukimit në fëmijërinë e hershme duke qenë se është prioritet i joni. Presim që ky grup punues të nxjerr një draft dokument i cili duhet të miratohet dhe të detajet në lidhje me ofrimin e mundësive për përfshirje në edukimin e hershëm, gjegjësisht në çerdhe dhe në kopshte, rishikimin e standardeve ekzistuese, kurrikalave, regjistrimin e tyre në çerdhe dhe punës që duhet të bëhet me fëmijë, pra në tërësi me edukimin e hershëm”, ka thënë Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori