Mimi Kodheli, deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në një intervistë ekskluzive me Deutche Welle ka folur rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.
Kodheli në këtë intervistë deklaroi se Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO.
Ajo tha më tej se Shqipëria bashkë me Kosovën duhet të punojnë fort me katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës.
Sipas saj, këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Evropë
“Kosova ka një plan të ideuar lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë dhe ka për qëllim ta ndjekë këtë plan deri në anëtarësimin në NATO. Nga ana tjetër, Shqipëria bashkë me Kosovën, për mendimin tim, duhet të punojnë fort me ato katër vende të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe kjo është një gjë që duhet të shkojë paralelisht me përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës. Këto janë procese, të cilat edhe mund të përshpejtohen për shkak të asaj që po ngjet sot në Evropë”, tha Kodheli.
Ndryshe, në mars të këtij viti, presidenti Kroacisë, Zoran Milanoviq në samitin e NATO-s të mbajtur në Bruksel ka propozuar që Kosova të integrohet në Aleancën Veriatlantike, duke shtuar se kështu mund të bëhet shtet i plotë.
“Katër vendet anëtare të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ishte shprehur Milanoviq.
Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani javë më parë i ka shkruar letër presidentit amerikan, Joe Biden, ku i ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për t’u anëtarësuar në NATO.
Në letrën të cilën e ka siguruar Telegrafi mes tjerash thuhej se anëtarësimi i Kosovës në NATO në këto rrethana aktuale është e një rëndësie të veçantë dhe urgjente.
Ajo thotë se si presidente e Kosovës, e di që SHBA, politika e jashtme dhe interesat nacionale janë për një Evropë të lirë dhe në paqe dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor është krucial në këtë drejtim.
Ndërkaq, ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin kishte thënë se Shqipëria duhet të përdorë të gjitha institucionet dhe influencën e saj për të ndihmuar në përshpejtimin e anëtarësimin të Kosovës në NATO.
Në një lidhje telefonike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zyrën e Telegrafit në Tiranë, ish-Drejtuesi i Komandove Shqiptare në Afganistan, Kolonel Demiraj ishte shprehur se nuk e shikon sigurinë kombëtare apo reformat e mbrojtjes në Kosovë të ndara nga Shqipëria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A