LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi – deputeti ia përmend UÇK-në (Video)

Kërcënohet Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi – deputeti ia përmend UÇK-në (Video)

Kuvendi i Malit të Zi me 19 janar 2018 ka filluar seancën e parë të jashtëzakonshme për këtë vit me 12 pika te rendit të ditës.

Deputetët në ditën e parë te seancës kanë përfunduar debatin mbi Propozimligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi Administratën Publike dhe Propozimligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësuesit e pozitës dhe një pjesë e opozitës. Ajo çfarë është theksuar në këtë mbledhje ishte edhe polemike e ashpër dhe një fjalor tejet i rëndë për një institucion serioz siç është Kuvendi, raporton tvTeuta.


Po ashtu seancën e karakterizoi edhe fjalori fyes i deputetit Millan Knezheviq drejtuar nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe Forcës, Genci Nimanbegut, i cili në këtë rast po kryesonte seancën.

Nënkryetari Nimanbegu, pas një mori diskutimesh procedurale nga ana e opozitës, dhe kërkesës që të mos diskutohet pika e rendit të ditës për shkak të mospranisë së ministrit të Shëndetësisë, si kryesues i seancës vlerësoi se ekzistojnë kushtet për të vazhduar debatin sepse e pranishme ishte bashkëpunëtorja e autorizuar për ta mbrojtur Propozimligjin në fjalë.

Por kjo situatë shkaktoi revolt tek opozita, konkretisht deputeti Knezheviq, i cili iu drejtua Nimanbegut me fjalët: “…unë mund edhe me doren e djathtë” (ja mogu i desnom rukom), duke aluduar për dorën e majtë që e ka të lënduar nga incidenti në Kuvend, si dhe “…mos luaj këtu rolin e personit të rëndësishëm, kur ta formosh UÇK-në, atje luaje këtë rol (…”nemoj da izigravas facu ti ovdje, pa kad napravis UCK tamo ces izigravati facu…”). Pas këtyre ndërhyrjeve, nënkryetari Nimanbegu dha pauzën e cila zgjati rreth 45 minuta.

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori