LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet përmes rrjeteve sociale sinjal për destabilizim të vendit

Kërcënimet përmes rrjeteve sociale sinjal për destabilizim të vendit

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka komentuar kërcënimet të cilat po bëhen në rrjetet sociale, ku po bëhet thirrje për rezistencë dhe protesta në rast të formimit të një qeverie të re pa zgjedhje.

Ai ka thënë se këto kërcënime janë shumë serioze dhe paraqesin rrezik të drejtpërdrejt për shtetin e Kosovës, derisa theksoi se organet kompetente ligjore duhet të tregohen syçelë, në mënyrë që t’i kundërvihen këtyre veprimeve.


Shala në një intervistë për KosovaPress, theksoi se këto kërcënime po nxisin masën, të cilët në momentin që i ofrohet mundësia për të protestuar do të shfrytëzojnë këtë mllef.

“Kërcënimet të cilat po përdorën në rrjetet sociale, përkatësisht në Facebook, unë mendoj që janë kërcënime bukur serioze sa i përket aspektit të sigurisë, sepse po nxitet masa në një masë të caktuar, ku ata më pastaj momentin e caktuar dhe momentin optimal që iu ofrohet mundësia për të protestuar, ata mund ta përdorin këtë mllef, i cili është duke u akumuluar, përmes këtyre kërcënimeve, linçimeve publike që bëhen qoftë të njërit apo tjetrit subjekt politik”, thotë Shala.

Shala thotë se protesta e paralajmëruar më 4 dhe 5 maj, tregon se siguria e qytetarëve dhe institucioneve është në rrezik të drejtpërdrejtë.

“Protesta e paralajmëruar apo thirrja e qytetarëve për rezistencë me 4 maj, tregon një indikacion të drejtpërdrejtë që siguria e qytetarëve dhe institucioneve do të atakohet në një formë apo tjetrën. Por shpresojmë që organet kompetente të qeverisë përkatësisht Policia e Kosovës të jenë vigjilentë dhe syçelë të hartojnë plane të caktuara të cilat mund t’i kundërvihen ndonjë mase të caktuar”, thotë ai.

Shala komentoi edhe vendimin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Punëve të Brendshme për heqjen e rrethojave, për të cilin thotë se ka qenë një vendim i pa menduar mirë.

“Sa i përket marrjes së vendimit nga ana e ushtruesit të detyrës të ministrit të Punëve të Brendshme për heqjen e rrethojave të cilat e përbëjnë sigurinë e perimetrit të sigurisë të objekteve me veçori të veçantë, mendoj qe ky veprim është i ngutshëm i pa analizuar mirë. Ndaj këtij vendimi ka ardhur edhe një rekomandim nga ana e njësisë e cila merret ekskluzivisht në kuadër të Policisë së Kosovës, se heqja e këtyre rrethojave atakon në mënyrë të drejtë për drejtë institucionet vitale të shtetit të cilat janë të koncentruar në atë hapësirë, qeverisë, parlamentit dhe presidencës dhe veprimi i tillë mund të lë hapësirë hipotetike që në të ardhmen kur organizohen protesta të caktuara protestuesit të cilët mund të jenë të infiltruar, mund të hynë në ato hapësira të cilat deri tash kanë qenë të rrethuara dhe mundë të atakojnë objekte të cilat janë vitale”, deklaroi Shala.

Sa i përket masave të Ministrisë së Shëndetësisë të cilat parashihen të qëndrojnë deri më 4 maj, ai thotë se disa prej masave do të lehtësohen, kurse mbajtja e distancës dhe higjienës do të vazhdojë 1 ose 2 vite.

“Masat në këtë mënyrë të cilët ne jemi duke i jetuar tani me 90 minutëshin, mendoj se do të lehtësohen, por distanca sociale aspekti higjienik do të përdorën për një periudhë njëvjeçare apo dyvjeçare. Mos të harrojmë një gjë COVID-19 do të modifikohet në çdo ndryshim të stinës do të ketë një modifikim të COVID-19 dhe mendoj që me çdo ndryshim modifikim të këtij virusi edhe ne jemi te obliguar si qytetarët t’i zbatojmë masat e reja”, thotë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori