Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një konferencë për media ka treguar për të gjeturat dhe keqpërdorimet në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë.
Durmishi gjatë konferencës ka thënë se gjatë këtyre tri viteve kanë bërë përpjeke maksimale që situata për patentë-shofer të stabilizohet.
Ai tha se përkundër punës së tyre të vazhdueshme, fatkeqësisht keqbërësit gjejnë forma e metoda të ndryshme që të korruptojnë sistemin dhe pajisja me patent shofer të bëhet në kundërshtim me ligjin.
“Detyra jonë është që t’i luftojmë fuqishëm këto dukuri dhe për çdo dyshim më të voglin të marrim masa dhe t’i njoftojnë organet e drejtësisë. Pajisja me patentë shofer me metoda korruptive është krim. Pasi ata shofer që sot po flasim ndodhen në komunikacion, rrezikojnë veten dhe jetën e të tjerëve. Shumica e aksidenteve po bëhet për shkak të mos respektimit të rregullave në trafik, prandaj lufta jonë ndaj atyre që janë të përfshirë do të jetë e pa kompromis”, ka thënë Durmishi.
Durimishi duke folur për të gjeturat në njësitë për patentë-shoferë tha se dyshimet janë se rastet kanë të bëjnë me ndërmarrje kriminale.
“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani kemi gjetur që bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë. Dyshimet tona kanë filluar nga informatat e shumta që na dërgonin qytetarët. Pas analizimit të statistikave vjetore që jemi njoftuar nga departamenti na kanë njoftuar që ka dyshime për keqpërdorime të shumta…”, u shpreh ai.
Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.
“Gjatë monitorimit jemi informuar që të njëjtit kanë vizituar disa njësi të ndryshme si në Prizren, Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. Gjatë monitorimit të këtyre qendrave kemi has në keqpërdorime të ndryshme, por në njësinë e patentë shoferëve në Pejë kemi hasur në një dukuri që në njësitë tjera nuk ka ndodhur. Në këtë njësi kishte 666 kandidatë gjatë vitit 2023 që kishin kaluar provim praktikë në kategorinë B, C dhe C1 e të gjithë këta kandidatë kanë qenë nga qytete të ndryshme të Kosovës ku prin Podujeva, Malisheva, Gjilani, Drenasi, Kamenica, Fushë Kosova, etj”, theksoi Durmishi. Ka raste kur ka rënë 10 herë në Prishtinë dhe ka shkuar pastaj në Pejë. Është shumë e dyshimtë që një kandidat shkon në Pejë për të kaluar provimin në pjesën praktike”, theksoi Durmishi.
Ndryshe, ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë shofer.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama