LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdorime në Shërbimin Korrektues të Kosovës, nisin procedurat për shkarkimin e Nehat Thaçit

Keqpërdorime në Shërbimin Korrektues të Kosovës, nisin procedurat për shkarkimin e Nehat Thaçit
Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Haxhiu ka thënë se kanë pranuar informacione se në Shërbimin Korrektues të Kosovës po ndodhin keqpërdorime.

“Që nga momenti që kam pranuar detyrën jemi zotuar për zbatimin e ligjit, pavarësisht sfidave. Kemi identifikuar probleme dhe kemi shfuqizuar disa vendime. Para disa ditëve kemi pranuar në kabinet disa informata për shkelje në Shërbimin korrektues të Kosovës. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme, bëhet fjalë për një kontratë për 2 hektarë tokë ku nënshkrues të kontratës ka qenë edhe ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Sot do të nisim proceduarat për marrjen e masave ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues”, tha ajo.


Zëvendësministri i Drejtësisë: Në dyshimet për keqpërdorime në SHKK janë përfshirë - Selim Selimi, Nehat Thaçi dhe një kompani private
Lexo po ashtu Zëvendësministri i Drejtësisë: Në dyshimet për keqpërdorime në SHKK janë përfshirë - Selim Selimi, Nehat Thaçi dhe një kompani private

Haxhiu ka thënë se ajo nuk mund ta shkarkoi Thaçin por që kërkesën do ta bëjë tek Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë që të shqyrtojë veprimin e drejtorit Thaçi dhe të vendos për shkarkimin e tij.

“Unë si ministre nuk kam të drejtë me ligj ta shkarkojë. Por kërkesa do t’i shkojë Këshillit shtetëror për vlerësim dhe disiplinë dhe ky Këshill kur t’i analizon faktet të cilat do t’i procedojmë sot nga Ministria e Drejtësisë, bazuar në fakte mund të kërkojë shkarkimin e Zotit Thaçi, mund të shkarkojë Thaçin”, tha ajo.

Nehat Thaçi, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ndërkaq, zëvendësministri Blerim Sallahu ka deklaruar që nënshkrues të kontratës për qiradhënie ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi.

Thaçi i përgjigjet Haxhiut: Ke zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike, ministrja ishte e njoftuar mandatin e kaluar për dhënien me qira të pronës
Lexo po ashtu Thaçi i përgjigjet Haxhiut: Ke zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike, ministrja ishte e njoftuar mandatin e kaluar për dhënien me qira të pronës

“Bëhet fjalë për një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku bëhet fjalë për 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror. Kontrata që është lidhur ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe kompanisë të regjistruar pas afatit përmban huqje ligjore ku baza që janë mbështetur nuk i jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror”, ka thënë Sallahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori