Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pronar i një lokali ka raportuar se punëtori i tij, ia ka marrë veturën dhe nuk është kthyer.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën ‘Tirana’ në Viti më 19 qershor.


“Viktima mashkull K-Shqiptar pronar i një lokali ka raportuar se punëtori i tij - i dyshuari mashkull K-Shqiptar ia ka marrë veturën dhe nuk është kthyer”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim