LAJMI I FUNDIT:

Kepa Arrizabalaga pritet t’i bashkohet Real Madridit si zëvendësues i Courtois

Kepa Arrizabalaga pritet t’i bashkohet Real Madridit si zëvendësues i Courtois

Pas dëmtimit të rëndë të Thibaut Courtois në fillim të kësaj jave, Real Madridi ka qenë në treg për të zgjedhur një zëvendësues të portierit të parë, me Andriy Lunin, i cili nuk preferohet si zgjedhje e parë nga Carlo Ancelotti dhe stafi i tij stërvitor.

Janë lidhur disa emra, me më të spikaturit David De Gea dhe Yassine Bounou.

Ky i fundit ka qenë i preferuari i stafit të Real Madridit, por tashmë duket se asnjëri nuk do t’i bashkohet.


Zbulohet portieri favorit për t’u transferuar te Real Madridi pas lëndimit të Courtois
Lexo po ashtu Zbulohet portieri favorit për t’u transferuar te Real Madridi pas lëndimit të Courtois

Sipas gazetës Marca, Kepa Arrizabalaga i Chelseat është afër transferimit në huazim për një sezon.

28-vjeçari nuk është më numri 1 në skuadrën angleze pas ardhjes së spanjollit tjetër Robert Sanchez dhe ai tani mund të bëjë lëvizjen te Los Blancos.

Courtois do të mungojë për shumë muaj – tetë emra të njohur që mund të jenë zëvendësues të tij
Lexo po ashtu Courtois do të mungojë për shumë muaj – tetë emra të njohur që mund të jenë zëvendësues të tij

Kepa ka qenë në bisedime për t’u bashkuar me Bayern Munichun, edhe pse një kalim te Real Madrid tani duket të jetë më afër.

Një marrëveshje huazimi njëvjeçare ka shumë kuptim, duke pasur parasysh se Courtois do të ruajë vendin e tij si numri 1 pas kthimit nga lëndimi, por nëse ish-portieri i Athletic Bilbaos është zgjidhja më e mirë mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori