Kepa Arrizabalaga është bërë blerja e parë e Arsenalit për merkaton e verës 2025, një transferim që shumë veta nuk mund ta kishin parashikuar.

“Topçinjtë” vendosën të nënshkruajnë me spanjollin për të konkurruar me David Rayan në rolin e portierit, pasi ai do të jetë numri dy i tyre i ri.


Heroizmat e Arrizabalagës për Bournemouth në Ligën Premier 2024/25 e detyruan Mikel Artetën ta nënshkruante atë këtë verë.

Kepa është një portier i mprehtë dhe i besueshëm, por ai krenohet edhe me disa hobi interesante jashtë lojës së bukur.

Spanjolli është në fakt një vëzhgues i pasionuar i zogjve, diçka që e zhvilloi në rininë e tij me të atin.

Kepa dhe babai i tij shpesh kërkonin zogj për t’i rritur vetë, me një interesim të madh për zogjtë e kuq.

Portieri spanjoll madje u bë ekspert në stërvitjen e zogjve për të kënduar, duke fituar dy gara rajonale të këndimit të zogjve kur ishte i vogël.

Duke folur për dashurinë e tij për zogjtë, Kepa dikur kishte deklaruar: "Që kur ishim të vegjël kemi pasur zogj".

"Në fillim nuk humbisja asnjë garë dhe pastaj nuk munda të shkoja në shumë të tilla për shkak të faktit se lojërat janë në fundjavë".

"Por, nuk doja t'i lija pas dore. Sa herë që shkoj në shtëpi, është plot me zogj. Është shumë e shëndetshme", ka thënë portieri spanjoll. /Telegrafi/

telegrafi sport app