A keni qepalla të varura? Kjo teknikë e thjeshtë grimi ju hap menjëherë sytë

Një teknikë e preferuar nga artistët profesionistë të grimit, ka fuqinë të zmadhojë dhe freskojë vizualisht sytë tuaj me vetëm disa lëvizje të furçës
A keni qepalla të varura, dukeni të lodhura apo keni sy që duken “të mbyllur”? Ne kemi një zgjidhje.
Këtë sezon, artistët e grimit po zgjedhin një teknikë njëkohësisht të thjeshtë dhe efektive - si “halo eye”. Përkthyer, do të thotë “pamje si aura”, dhe përfshin aplikimin e një nuance më të çelët të hijes në mes të qepallës së lëvizshme, mes dy nuancave më të errëta që vendosen në cepat e brendshëm dhe të jashtëm të syrit.
Rezultati? Një iluzion optik mahnitës që hap vizualisht, ngre dhe zgjon shikimin, pa i bërë sytë të duken të rënduar, transmeton Telegrafi.
@lenkalul this makes doing halo eyes so easy 🤌🏼 video inspo & audio by the amazing @Smitha Deepak 🫶🏼 #makeup #makeuptutorial #makeuphacks #makeuptransformation #eyeshadow #eyeshadowtutorial #haloeyes #beautyhacks #beauty
Iluzioni i një shikimi të ngritur
Ideale për qepallat e varura, që shpesh janë të vështira për t’u lyer me grim, teknika “syri halo” krijon një efekt thellësie, tërheq dritën në vendin e duhur dhe jep një efekt të menjëhershëm ngritës.
Zgjedhja më e mirë janë hijet me shkëlqim, veçanërisht për nuancën më të çelët në mes të qepallës. Skajet e hijeve duhet të përzihen me kujdes, në mënyrë që ngjyrat të kalojnë natyrshëm në njëra-tjetrën.
Këshillë shtesë: Aplikoni një nuancë pak më të çelët nën qerpikët e poshtëm ose në cepin e brendshëm të syrit për ta ndriçuar më tej pamjen.
Hapi i fundit? Rimel që zgjat ose kaçurrel qerpikët për një efekt dramatik, “sy maceje”. Teknikë e lehtë, e përshtatshme për të gjitha tonet e lëkurës dhe ideale për çdo rast. /Telegrafi/















































