LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja Anita Latifi para gjyqit: shantazhon futbollistin Calhanoglu për të heshtur rreth “abortimit” (Foto)

Këngëtarja Anita Latifi para gjyqit: shantazhon futbollistin Calhanoglu për të heshtur rreth “abortimit” (Foto)

Ajo ka provuar ta shantazhojë futbollistin Calhanoglu, duke i kërkuar atij 250 mijë euro për të heshtur rreth “abortimit” që e kishte bërë ajo për shkak të tij.

Anita Latifi qe bërë e njohur pak vite më parë për pjesëmarrjen në shoun e madh gjerman të talenteve të këndimit, “DSDS”. Por sot ajo ka pasur një skenë tjetër për t`u ngjitur dhe jo më në skenën e spektaklit. Anita përgjigjet në një gjykatë të Dyseldorfit se ka provuar ta shantazhojë futbollistin e njohur turkogjerman Hakan Calhanoglu, i cili luan për kombëtaren turke duke i kërkuar atij 250 mijë euro shkruan “Bild.De”. Në atë kohë ai ka luajtur për FC Leverkusen.


Këtë gjë, Anita Latifi akuzohet se e kishte bërë në bashkëveprim me gazetarin Abdel H.

Sipas padisë, Abdel H. në korrik të vitit 2016 i kishte telefonuar këshilltarit të Calhanoglut, i cili ndërkohë luan për AC Milano, transmeton albinfo.ch. Atij i ishte drejtuar me fjalët se Calhanoglu duhet të paguajë 250 mijë euro për abortimin e fëmijës që gjoja e kishte bërë një yll i DSDS. Vetëm nëse e bën këtë pagesë, ai mund ta vazhdojë karrierën.

Hakan Calhanoglu

Por, sipas akuzës, Anita Latifi as që ka qenë ndonjëherë shtatzënë, ndonëse ajo vetë thotë se ka qenë. Këtë e ka deklaruar për medie të ndryshme gjermane, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në televizionin Sat 1 Anita ka thënë se aq shumë presion i është bërë nga kampi i Calhanoglu-z sa që ajo ishte detyruar në fund të abortonte.

Me rastin e marrjes në pyetje, gazetari dhe këngëtarja, sipas akteve hetimore kanë kundërshtuar të gjitha. Por prokurori është i sigurt se ata të dy janë fajtorë. Veç tjerash edhe për faktin se Latifi në gazeta ka dhënë versione të ndryshme të ngjarjes.

I pari dëshminë e vet e ka dhënë sot Calhanoglu. Ai ka thënë se gjithaçka ka filluar në vitin 2013 kur ai ishte duke luajtur për HSV. “Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë, transmeton albinfo.ch. “Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”, ka thënë ai. Ndërsa lidhja mes tyre kishte përfudnuar para fillimit të pauzës dimërore të bundesligës.

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori