James Arthur ka konfirmuar se ka qenë në lidhje me Rita Orën, por ka treguar se këngëtarja shqiptare e kishte ndërprerë lidhjen me të pa ndonjë arsyetim paraprak, edhe pse më herët i kishte thënë se ka ndjenja për të.

“Unë dhe Rita po dilnim me njëri-tjetrin për disa muaj. Përnjëherë ndaluam së kontaktuari”.


Këngëtari britanik ishte në lidhje me Ritën në vitin 2013. Këngëtari britanik ishte në lidhje me Ritën në vitin 2013.

“Ndoshta ishte keq për imazhin e saj që ta shihnin me mua. Unë isha pak i hidhëruar rreth kësaj, sepse ajo më kishte thënë se ka ndjenja për mua”, ka tregua James për Evening Standard.

28-vjeçari ishte lidhur me krijuesen e hitit “Hot Right Now” në vitin 2013, një vit pasi e fitoi spektaklin për talentë, “X Factor”.

Rita e braktisi pa i thënë asgjë. Rita e braktisi pa i thënë asgjë.

Ndryshe, Arthur është një këngëtar britanik , i cili pasi e fitoi shoun për talentë, debutoi me këngën “Impossible” që u pëlqye shumë në Britani të Madhe. /Telegrafi/