Këngëtarja Loreta Kaçka – Lori, ndër vite i ka dhuruar publikut këngë të shumta, të cilat janë pëlqyer gjithmonë.
Padyshim që “Amerika” mbetet kënga kult e karrierës së saj, e cila e ka çuar në një nivel tjetër si artistikisht ashtu edhe profesionalisht.
Ishte pikërisht kjo këngë të cilën ajo e ka interpretuar live së fundmi në një paraqitjet e saj, në një koncert me disa artistë.
Në një intervistë për Telegrafin, Lori, tregoi se si u ndje që e riktheu këtë hit të saj në interpretim live pas shumë kohe.

“Po ndjehem jashtë mase mirë, shumë emocion. Emocion i veçantë do të thoja, kam zgjedhur një ndër këngët e mia më të preferuar të gjithë karrierës, ‘Amerika’. Do performohet me një orkestër super profesionale, me një orkestrim jashtë mase të bukur nga një prej maestro më i mirë që kemi, Shpëtim Saraqi. Dhe normal që nuk ka emocion më të veçantë”, tha Lori për Telegrafin.
Këngëtarja nga Shqipëria më tej u shpreh se nuk i ka lënë baladat, pavarësisht se viteve të fundit ka qenë më shumë e fokusuar në këngët komerciale.
“Nuk i kam lënë baladat edhe pse kohëve të fundit kam bërë këngë më ritmike, këngë më të tregut do të thoja, por përsëri këto këngë janë kënduar dhe unë jam shumë me fat dhe falënderuese që këngët e mia janë jetëgjatë, si ‘Amerika’ ashtu edhe disa këngë të tjera që i kam pasaportë të karrierës time”, tha Lori.

Mungesa e festivaleve dhe eventeve të muzikës live në Kosovë vazhdon të mbetet një ngecje në industrinë e muzikës.
Përgjatë bisedës, interpretuesja e hitit “Diell” shprehu dëshirën e saj që organizime të tilla ku interpretohet live të ketë sa më shpesh.
“Gjatë karrierës time këndimi im ka qenë vetëm live por organizimi i këtyre eventeve është shumë i mirë, pasi ta jep mundësinëqë këngët e zemrës të këndohen live. Unë do uroja që të ketë një super festival në Kosovë sepse na ka munguar gjatë gjithë kësaj kohe. Kur është mbajtur ‘Polifesti’ unë kam qenë gjithmonë e pranishme. Kështu që nëse do riktheheshin, do isha pjesëmarrëse pse jo”, tha Lori.

Ndonëse ka fituar disa herë festivalet e dikurshme që mbaheshin në vend, Lori tha se çmimet mbeten dytësore, përpara interpretimit dhe prezantimit të duhur skenik.
“E rëndësishme është që të kesh një këngë shumë të bukur dhe të jetë një interpretim shumë i bukur që edhe njerëzit ta përqafojnë a më lehtë. Pastaj edhe çmimi është i mirëseardhur”, tha këngëtarja.
Sigurisht që kantautorët Aida Baraku dhe Armend Regjepagiqi, kanë luajtur një rol kyç në karrierën e këngëtares, si krijues të disa prej hiteve të saj.

Lori për Telegrafin tha se e ndjen jashtëzakonisht mungesën e një projekti muzikor të punuar nga dyshja, ndaj dhe i është përkushtuar punës që sa më shpejt të sjell diçka me ta.
“Më ka marr malli shumë shumë. ‘Amerika’ dihet që është e punuar nga dyshja më e mirë që kemi. Janë dy artistë të cilët e kanë dëshmuar shumë mirë veten në tregun muzikor, kështu që nuk po zbuloj më shumë…do të ketë diçka të bukur”, përfundoi këngëtarja.
Lori përndryshe krahas muzikës zbavitëse është një interpretuese shumë e mirë edhe e muzikës popullore, me çka vazhdon të jetë një emër i preferuar i publikut për të kënduar në dasma dhe manifestime të ndryshme familjare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aktorja e “James Bond”, Naomie Harris tregon kush është kandidati ideal për Bond-in e ardhshëm

Taylor Swift përfshihet në dramën e Justin Bieber mes aludimeve për një ‘hakmarrje’ muzikore

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës