LAJMI I FUNDIT:

Këndet e modës të Mariah Carey, Kim dhe Khloé Kardashian: Hidhni një sy dollapëve plot luks dhe ekstravagancë!

Këndet e modës të Mariah Carey, Kim dhe Khloé Kardashian: Hidhni një sy dollapëve plot luks dhe ekstravagancë!

Shikoni çfarë mund të gjenden në dollapët luksozë të yjeve të famshme

Bukuroshja më e famshme, Kim Kardashian (39) jeton në luks dhe salltanet, kohë më parë fansave në Instagram ua ka treguar një pjesëz atmosfere nga dhoma e saj, duke pozuar e rrethuar me gardërobë.


Vetë dukja në rafte të rrobave të disenjatorëve mjafton që fansat të ngazëllehen, por edhe t’i lakmojnë, transmeton Telegrafi.

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on May 17, 2020 at 12:30pm PDT

Të gjitha personalitetet e famshme bartin rroba të shtrenjta të disenjatorëve, si p.sh., këpucë, çanta dhe fustane, ndërkaq për palosjen e një sasie aq të madhe të rrobave është e nevojshme gardëroba luksoze.

Natyrisht, nuk është Kim e vetmja e cila me fansat ndan këndin e vet të modës. Edhe motra e saj e vogël, Khloé (35), nuk ka mundur të rezistojë e të mos u tregojë fansave shtëpinë e saj të rregulluar në të cilën gjendet edhe dhoma për rroba fitnesi.

Mariah Carey (50) tregon koleksionin e saj impresionues të gardërobës. Tualete elegante dhe luksoze, si dhe dollapë të pasur për këpucë që ka aq shumë sa që mund t’ju merren mendtë.

Nëse kësaj i shtojnë edhe enterierin e artë në shtëpi do të jeni edhe më shumë të fascinuar.

/Telegrafi/