Kendall Jennër ka shfaqur edhe një herë anën e dashur të saj duke bërë tifo për të dashurin basketbollist, Blake Griffin, në ndeshjen e Los Angeles Clippers të zhvilluar të shtunën.

Los Angeles Clippers që ka superyllin Blake Griffin në skuadër zhvilloi duelin e radhës ndaj Memphis Grizzlies në Staples Center.


Aty nuk ka mundur të mungojë 22 vjeçarja atraktive e cila shkëlqeu me buzët e saj të kuqe teksa kishte një xhemper të bardhë duke mbuluar edhe qafën, xhinse dhe këpucë të gjata nga Yves Saint Laurent në vlerë 10 mijë dollarë.

griffin 4 Kendall Jenner me këpucët e saj 10 mijë dollarëshe Yves Saint - Laurent. Foto: Getty Images

Ajo është parë duek u buzëqeshur teksa qëndroi në rreshtin e parë në parket të kësaj ndeshje, ku Clippers pësuan humbje me rezultat 113-104, përkundër faktit se Griffin shënoi 30 pikë.

Burimet e US Weekly raportuan kohë më parë se Jenner dhe basketbollisti 28 vjeçar filluan lidhjen në shtator dhe kanë dalë disa herë bashkë, e madje dolën edhe në darkë të dyfishtë me Kylie Jenner dhe Travis Scott. Ky takim ndodhi më 15 tetor.

griffin 2 Kendall duke e shikuar të dashurin Blake Griffin. Foto: Getty Images

“Kylie dhe Kendall vërtet janë parë duke u dashur dhe duke u përqafuar me të dashurit e tyre. Të dyja çiftet mbanin duart gjithë kohën dhe kishin krahun te njëri-tjetri”, ka thënë ky burim.

Nuk është hera e parë që Kendall Jenner shfaqet në një ndeshjet të Los Angeles Clippers, pasi ajo e bëri të njëjtën më 19 tetor në Staples Center.

griffin 1 Blake Griffin u motivua nga e dashura dhe shënoi 30 pikë. Foto: Getty Images

Kendall më parë është thënë se ka lidhje edhe me ASAP Rocky, teksa Griffin dhe e fejuara e tij Brynn Cameron u ndanë në korrik. Ata kanë dy fëmijë, djalin Ford (4 vjeç) dhe Finleyn (14 muajsh).

/Telegrafi/