Kendall dhe Kylie Jenner kanë shprehur emocionet e tyre teksa vizituan për herë të fundit shtëpinë e fëmijërisë, një pronë luksoze prej 13.5 milionë dollarësh që nëna e tyre, Kris Jenner, e ka vendosur për shitje.

Shtëpia e ndodhur në Hidden Hills të Los Angeles ka një sipërfaqe prej 8860 metrash katrorë dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi, secila me banjën e saj, duke ofruar luks dhe komoditet për familjen.


Kylie shpërndau video emocionuese në Instagram, ku ndau kujtimet nga banjën e saj dhe të Kendall, duke përshkruar ato si momente të paharrueshme.

97176867 14599641 Kendall Jenner 29 and Kylie Jenner 27 took a walk down memory la a 53 1744390149159

Ajo gjithashtu postoi një fotografi të shkallëve kryesore të shtëpisë, duke shkruar "Shumë kujtime të bukura".

Kris kishte blerë shtëpinë në vitin 2010 për 4 milionë dollarë dhe e transformoi atë me përmirësime të shumta gjatë viteve.

97176695 14599641 The first stop on the farewell tour was their old bathrooms Sayi a 52 1744390149149

Kjo ishte shtëpia ku ajo dhe ish-bashkëshorti Caitlyn Jenner rritën fëmijët e tyre, përfshirë Kendall dhe Kylie, si dhe Kourtney, Kim, Khloe dhe Rob Kardashian.

Shtëpia ofron luks, duke përfshirë një palestër private, një ballkon me pamje nga prona dhe një zonë pishine me rënie uji dhe vorbull.

97176683 14599641 Then sharing a clip of the bathroom belonging to her older siste a 54 1744390149164

Pas disa ndryshimeve, ajo është tani e mobiluar me mobilje të reja dhe llambadarë luksozë.

Për Krisin, kjo shtëpi ka pasur një rëndësi të madhe, duke kujtuar momentet e kaluara atje, përpara se të zhvendosej në një shtëpi të re prej 20 milionë dollarësh në Calabasas. /Telegrafi/

97176723 14599641  So many beautiful memories Kylie captioned over a snap of the b a 51 1744390149149